• |
ide | kryesore

Dalin DETAJET/ Kamerat fiksuan vrasësin me snajper në Rrëshen

Lajme, Të fundit



Të tjera dalin në dritë pas ekzekutimit mafioz të një biznesmeni 47-vjeçar në Rrëshen. Ekzekutimi i Kastriot Reçit është bërë nga tarraca e një pallati, me një distancë rreth 150 metra. Viktima ka marrë vetëm një plumb në zemër që ka rezultuar fatal për të.

Sipas asaj që transmeton News 24, pas ekzekutimit, autori ka zbritur nga pallati dhe ka hedhur në katin e parë snajperin, duke u larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Ai ishte i maskuar.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar arratisjen e tij. Nga ana tjetër, gruaja e viktimës ka mohuar konfliktet e Reçit me persona të tjerë. 47-vjeçari ka qenë bashkëpronar i një televizioni lokal të cilit në 2018-ën i ishte revokuar licenca. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *