• |
ide | kryesore

Dëshmia/ U shërbeu kafe, por më pas nipi me 2 shokë e mbytën dhe e hodhën në liqen

Lajme, Të fundit



Kunati i 50-vjeçares Drita Saliaj që u gjet e vrarë pasditen e sotme në fshatin Gjerbës të Mallakastrës ka treguar detaje të tjera para se viktima të mbytej me shall dhe të hidhej në rezervuar nga nipi i saj. Lazer Saliaj tregon se para Vitit të Ri kishte qenë në shtëpinë e kunatës bashkë me gruan e tij ku kanë pirë kafe dhe më pas është larguar menjëherë drejt Greqisë për te fëmijët, për tu rikthyer vetëm dy ditë më parë.

Duke folur për mediat pranë shtëpisë së viktimës, Lazer Saliaj ka thënë se mbrëmjen e djeshme e kanë marrë në telefon nga komisariati i Policisë së Ballshit për ta pyetur se ku ndodhej kunata, ndërsa vetëm mëngjesin e sotëm bashkë me efektivët e policisë kanë gjetur trupin e 50-vjeçares që ishte hedhur në rezervuar. Sipas tij, para se të vritej nga nipi dhe dy shokët e tij, viktima Drita Saliaj i kishte shërbyer kafe nipit të burrit, duke marrë parasysh lidhjet familjare.

“Jam thirrur mbrëmë në orën 1:00 të natës në polici dhe kam shkuar atje për një sqarim dhe më kanë thënë ke informacion për kunatën. Unë i thashë jo, e kam takuar me datë 28 dhjetor pimë kafe, e pyeta ke ndonjë hall, më tha jo, jam mirë po më dërgoni disa fruta lart.

Ia dërguam po atë ditë, dhe pastaj kam ikur në Greqi dhe u ktheva të dielën. Dje gjatë natës erdha me punonjësit e policisë, provuam derën, ishte e mbyllur, thirrëm nga dritarja dhe prapë nuk dëgjuam gjë dhe kështu kemi ndenjur deri në orën 6.

Policia na tha që kshu-kshu, autorët janë kapur dhe pastaj shkuam te rezervuari se mesa duket autorët kanë treguar që e kishin hedhur aty. Është 6-7 km larg nga këtu. Shkuam atje nxorëm viktimën. Autorët i njoh, njërin e kam djalin e kushëririt të parë.

Ata kishin pirë kafe, se dy filxhanë kishte aty, meqë ishin të afërt ajo i ka pranuar brenda. Njëri nga ata është djali i kushëririt të parë, është djali i djalit të xhaxhait tim, është brenda dhe ai vetë, i ati. Ata e kishin kthyer shtëpinë, përmbys si duket për punë lekësh. Kjo ka ndodhur të dielën në darkë” – tregoi Lazer Saliaj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *