• |
ide | kryesore

Flamurtari mbetet me 11 lojtarë në organikë: klubi zgjidh kontratën me nëntë titullarë

Sport



Renditja e Flamurtarit në fund të 2019 tregon qartë performancën e kuqezinjve dhe situatën në të cilën ndodhet klubi vlonjat. Asnjë fitore në 17 javë kampionat e kanë fundosur formacionin kuqezi me vetëm 6 pikë dhe 5 distanca larg vendit të parafundit. E pikërisht rezultatet, pritshmëritë në fushë dhe performanca e lojtarëve të cilët janë pjesë e klubit, kanë bërë që Flamurtari të vendosë ndërprerjen e kontratës me disa futbollistë, të cilët ishin larg asaj që pritej dhe larg objektivave te vendosura nga klubi.

Me këto fjalë, drejtuesit e Flamurtarit njoftojnë prishjen e kontratës me nëntë futbollistë e sipas burimeve të RTSH Sport bëhet fjalë edhe për Ansi Nikën, Zeqaj e Vatnikaj. Kështu, klubi ka vendosur ndërprerjen e bashkpunimit me ta, duke qendruar në të njëjtën linjë që kishin shfaqur edhe gjatë muajve të parë të këtij sezoni: tek Flamurtari kërkojnë gjithnjë fajtorë, duke harruar bllokimin financiar që po rrënon cdo ditë klubin dhe e ka bërë të pamundur për të gjithë lojtarët të japin maksimumin.

Nëntë lojtarë janë praktikisht gjysma e organikës së kuqezinjve, që nuk kanë asnjë lojtar në hyrje për momentin megjithëse paradoksalisht në komunikatë klubi flet për “vijimin e punës pa ndërprerje për përforcimin e skuadrës dhe riorganizimin dhe hyrjen fuqishëm në merkato, në arritjen e objektivave për këtë sezon futbollistik”. Edhe nëse ndodh kështu, për kuqezinjtë do të jetë një mission gati i pamundur që në 19 javët e mbetura të rikuperojë 15 pikë që e ndajnë nga zona e playour që aktualisht mbahet nga Skënderbeu…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *