• |
ide | kryesore

Gol me 111 km në orë: Lukaku lë në hije gjithë të tjerët

Sport



Inter ka fituar në Napoli, gjë që nuk i ndodhte prej më shumë se 232 vjetësh, që në kohët e Ronaldo Fenomenit, por duket se tashmë zikaltrit kanë një tjetër fenomen, që me golin e jashtëzakonshëm të shënuar me të majtën i ka impresionuar të gjithë…

Më i miri: Lukaku – 111 kilometra në orë është shpejtësia e së majtës së dygolëshit. Por është falë tij që Inter kafshon më 2020-ën në të njëjtën mënyrë në të cilën kishte mbyllur 2019-ën. 16 gola sezona, dygolëshi i katërt, i dyti radhazi. Dhe, përveç asaj që është parë më tepër, një pafundësi topash të mbajtur poshtë dhe aksione të ndërtuara nga ngritjet e thjeshta të mbrojtësve të tij. Konte e ka përqafuar si një djalin e tij në fund. Kërkon ta shohë mirë.

Më i dobëti: Gagliardini – Është njolla e zezë e vogël e mbrëmjes së Interit, ndoshta treguesi i radhës pse zikaltërit janë duke kërkuar një përforcim në atë pozicion. Kishte hapësirë për t’u rinisur dhe të shkonte në thellësi sikurse është bërë deri në fund në shumë raste nga kolegu i tij Vesino. Ai ka arritur ta bëjë vetëm pjesërisht duke vuajtur në momente të ndryshme driblimet e të kaltërve në mesin e fushës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *