• |
ide | kryesore

“Kurrë tek United e Real, më mirë shkoj në Maldive”: Guardiola i mbyll dyert dy klubeve të mëdha

Sport



“Pasi kam drejtuar Manchester City nuk mund të drejtoj kurrë United. E njëjta gjë vlen për Real Madrid, duke parë të shkuarën time. Më mirë shkoj në Maldive, madje jo, sepse aty nuk ka fushë për të luajtur golf”. Eshtë një Pep Guardiola plot batuta ai që flet në vigjilje të derbit të Manchester, e vlefshme si sfida e parë gjysëmfinale e “Carabao Cup”, ku City i tij do të përballet me United.

E sa për batuta, Guardiola ka bërë një referim të asaj që kohë më parë bëri Alex Ferguson, “guru” i United, që kur tek City nisi koha e parave të naftës me blerje të fuqishme i përcaktoi rivalët “fqinjë të zhurmshëm”. “E di se kur unë nuk isha këtu – komentoi Guardiola – ata të City ishin fqinjët e zhurmshëm, por tani nuk e di nëse është më kështu. Në Spanjë, derbi ishin ato me Espanyol e Real, edhe pse me këta të fundit nuk ishte një sfidë mes dy klubeve të një qyteti. Pòr ishte shumë e ndjerë si ndeshje. Në Angli skuadrat e mëdha janë shumë, jo dy si në vendet e tjera kështu që gjërat janë ndryshe. Pòr e di mirë sa vlen për njerëzit e Manchester kjo ndërqytetase”.

E sigurtë se nuk do të jetë një ndeshje e lehtë. “Me United mund të fitosh ose humbasësh gjithnjë, ndodh gjithcka – thotë Pep – kjo edhe për faktin se përballesh shpesh. E di vlerën tonë, por nuk mund të fitojmë gjithnjë”. E në fakt në kampionat në këtë sezon United e ka mposhtur City 2-1. Tani është revanshi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *