• |
ide | kryesore

Lulëzon ndërtimi i hoteleve në Tiranë, nisin projekte të reja

Arkiva, Lajme, Të fundit

Një godinë që do të ketë në funksion parësor të saj shërbimet e hotelerisë ka nisur të ndërtohet në Rrugën e Elbasanit në afërsi të Kodrave të Liqenit, njoftoi portali i ndërtuesve “ACP”.  Kompleksi i cili shtrihet në tre ndërtesa me 6, 8 dhe 9 kate është projektuar nga Dea Studio, Diagonal Projektim & Zbatim shpk.

Ndërsa tek stacioni i Trenit në anë të Bulevardit të ri është gati të nisë zbatimi i një projekti që synon ndërtimin e një kulle rreth 30 kate që do të shërbejë si hotel, i cilësuar me emrin  “Hotel Tower”. Bashkia e Tiranës ka hapur garën për projektin. Një nga projektet për llogari të Bashkisë së Tiranës do të jetë një sipërfaqe prej 36 mijë metër katror në një sipërfaqe prej 15 hektarësh. Ky projekt po konkurron me tre projekte të tjera për kullën hotel në këtë zonë.

Pak javë më parë ACCOR Hotels, një markë ndërkombëtare hotelerie njoftoi se  do të hyjë në tregun shqiptar me një strukturë akomoduese nën emrin Novotel, që pritet të hapet në vitin 2021.Partneri shqiptar është Bolv Oil Group. Struktura e re akomoduese pritet që të ketë 130 dhoma, ndërkohë që gjithë Novotel Tirana do të ketë mbi 7,000 m² zona të dedikuara për shërbime të integruara.

Tregu i hoteleve të luksit po zgjerohet shumë më shpejt se kërkesa për këtë shërbim, thonë ekspertët e fushës. Aktualisht Hotel Tirana po zgjerohet me një hotel të ri rreth 30 kate me pesë yje në qendër të Tiranës, ish – Sheratoni  do të zgjerohet me vila të vogla. Në anë të Sheshit Skënderbe është në ndërtim një kullë që do të shërbejë si hotel me pesë yje dhe do të operohet nga grupi spanjoll Melia.

Pas hyrjes në treg të Plaza Tirana në vitin 2016 me pesë yje, vitin e kaluar nisi ofrimin e shërbimit grupi Hilton, nëpërmjet linjës Garden inn me katër yje, kurse Mak Albania (ish-Sheraton), ka nënshkruar tashmë një kontratë menaxhimi me markën ndërkombëtare të hotelerisë së luksit Hyatt, në nivelin e pesë yjeve. Kulla e re tek stadiumi Dinamo pritet të operohet nga Marriott sipas një marrëveshje të nënshkruar me kompaninë Albstar.

Shtimi i kapaciteteve përtej kërkesës po çon çmimet e hoteleve në ulje duke rrezikuar kështu kthimin e investimeve në këto objekte.

Në kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricë, akomodimi i një personi për një natë, në një hotel me katër yje, kushton 80-95 euro aktualisht, ndërsa në qytetet turistike të Budvës dhe Kotorrit një natë, në një hotel me katër yje kushton 110 – 150 euro, sipas çmimeve në agjencinë e shitjeve online Booking.com. Në Vjenë, një natë kushton nga 140 euro deri në 200 euro në standardin me katër yje. Në Tiranë, aktualisht në hotelet me katër yje, një natë kushton 70-80 euro, ndërsa në hotelet me 5 yje, nga 90-140 euro/nata.

Investimet në hotele arrijnë mbi 100 milionë euro, rritet interesi 

Sektori i turizmit është theksuar vazhdimisht si një motor kryesor në rritjen ekonomike dhe nxitja e tij përmes paketave të dedikuara duket se ka kulmuar në vitin 2019 me një vlerë investimesh mbi 100 milionë euro, dukshëm në rritje nga vitet e mëparshme. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se lejet e dhëna për hotele apo ndërtesa të ngjashme kapin vlerën 12,7 miliardë lekë (rreth 100 mln euro). Kjo vjen në kushtet kur në vitin 2018 falë një pakete të dedikuar për ‘brand name’ qeveria vendosi që të lehtësonte procedurat dhe aspektin fiskal për investitorët që kishin një vlerë të caktuar investimi. /monitor

9 Comments

    1. E cfare te keqe ka ketu ? Ti i ke aq kapitale ( te pastra) te ndertosh nje hotel ?
      Ne si shoqeri nuk prodhojme asgje. Numri i ‘pasanikeve te ndershem’ eshte shume i vogel. Nese do te levizim disa milimetra me perpara ne ekonomine tone te brishte , nuk me plas fare nese jane para te pastra apo te pista.
      Ato hotele do punesojne njerez , do paguajne 15% takse mbi fitimin , dhe taksat e bashkise se tiranes per vendin. Pra vetem te mira sjellin ?
      Keto para ‘te pista’ do te ishin problem nese ne duart e biznesmeneve ‘te ndershem’ do te kishim aq shume para te pastra sa do tju behej konkurence e paligjshme per keto investime.
      Ketu po ndiqet politika , kush ka ( te pastra , te pista ) ti investoje, Pike.

  1. “”””‘ Tregu i hoteleve të luksit po zgjerohet shumë më shpejt se kërkesa për këtë shërbim “””” ??? kush e di se sa eshte kerkesa per dhoma hoteli ? Pastaj hotelet nuk behen per vitin qe vjen por per 30 vitet e ardshme.

    “””” Shtimi i kapaciteteve përtej kërkesës po çon çmimet e hoteleve në ulje duke rrezikuar kështu kthimin e investimeve në këto objekte. ””’ ????? , Po pastaj ? Kush fiton dhe kush humb ne kete mes ? Fiton individi dhe rrezikon investitori.

    Nuk e di se kush gazetar e ka bere kete ‘analize’ tek Monitor.. por eshte shuuuuummmeeee mediokre. Analiza te tilla duhen te behen nga profesore te ekonomise qe jane specializuar ne turizem dhe jo ‘gazetare investigative”’//

    1. Po kur keto pforesoret e tu e kane hunden perpjete per te bere shkrime te tilla pse mos ta provojne dhe keta qe per ty jane ‘dilitante medioker’. ,
      Nese keta profesoret do te benin nje shkrim mbi ceshjte te caktuara te ekonomise do merrnin rriskun e madh te deshtimit , kurse fillestaret, dilitantet, dhe keta qe ti i quan ‘medioker’, nuk kane se cfare humbin. Shoqeria ecen perpara nga ata qe guxojne ( edhe nese bejne gabime) dhe jo nga ata qe pretendojne se jane ne maje dhe kane frike se mos ju rrezikohet ay pozicion.

  2. Dmth nqse larg qofte ato “para te pista” jane bere nepermjet djalit tend duke o.d. dhe dhene shpirt diku poshte ndonje ure apo goca jote duke u trafikuar si qen e perdhunuar si shtaze, TY ste plas fare mjafton ekonomia e brishte te shkoje disa mm perpara.!!!

    1. Zvicra, Montecarlo, Luxemburgu, Las Vegas dhe plot parajsa fiskale konsiderohen si vendet me te pasura vetem se kane pastruar para keto 80 vitet e fundit.

      Shko thuaja nje zvicerani qe pasuria e tij vjen nga parate e prostitutave ne Rusi , europe e gjetiu, do filloi te tallet me ty.

      Mos u trego me katolik se papa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu