• |
ide | kryesore

Në darkë në Ballsh, në mëngjes i Partizanit: tërbohet Kapllanaj, “Kërçiku një skuth”

Sport



Dorian Kërciku ngryset në Ballsh e zgjohet në Tiranë, në spondin tjetër të kryeqytetit. Ish-mbrojtësi bardheblu ka zgjedhur pistën më të favorshme profesionalisht, por atë që do ta bëjë armikun numër 1 të ish-tifozëve të tij. Mbrojtësi i djathtë është lojtari i ri i Partizanit dhe në fakt, menjëherë pas deklaratës së lojtarit për prishjen e kontratës me Tiranën të kuqtë kishin bërë sondazhet e tyre.

Vetëm se Kërciku nuk dëshironte të priste gjatë dhe u akordua me Bylis, që aktualisht është në vendin e dytë në kampionat. Cuditë e merkatos në Shqipëri nuk kanë fund në fakt dhe lojtari, me ndërhyrjen e re të Partizanit, ndryshoi kurs dhe la Ballshin duke u prezantuar në kryeqytet. Kjo gjë nuk i ka pëlqyer fare presidentit të Bylis, Besnik Kapllanaj: “Më dërgoi një mesazh dhe më pas fiku telefonin. Kishim rënë dakord për gjithçka dhe kontrata ishte thjesht një formalitet. Mirëpo, ajo që na bëri ishte një pabesi, iku si hajdut.
Megjithatë, më mirë që ndodhi kështu. Një klub i madh si Partizani nuk i ka hije të mbaj një skuth”, ka shkuar rëndë me fjalët Kapllanaj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *