• |
ide | kryesore

Nis gjykimi për Harvey Weinstein

Paparazzi, Slider



Producenti i filmave në Hollywood, Harvey Weinstein, u paraqit të hënën para gjykatës në Nju Jork, për t’u përballur me akuzat për përdhunim dhe sulme seksuale.

Ai është akuzuar nga më shumë se 80 gra, por përballet me akuza që lidhen vetëm me dy prej tyre. Weinstein ka pranuar se ka shkaktuar “shumë dhimbje”, por ka thënë se të gjitha marrëdhëniet e tij kanë qenë konsensuale. Jashtë gjykatës, disa nga akuzueset e tij, përfshirë aktoret Rosanna Arquette dhe Rose McGowan, kërkuan që ai të mbahet përgjegjës.

Weinstein, dikur njëri nga producentët më të fuqishëm të Hollywoodit, përballet me pesë akuza në total dhe mund të dënohet me burgim të përjetshëm nëse shpallet fajtor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *