• |
ide | kryesore

Përfundon takimi Kurti-Mustafa, s’ka marrëveshje për qeverinë e re. Bien dakord të takohen sërish nesër

Arkiva, Lajme, Të fundit



Takimi mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës ka zgjatur më shumë se tre orë, por ende nuk ka një marrëveshje për formimin e qeverisë së re.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, para mediave nuk ka folur lidhur me takimin me liderin e Vetëvendosjes. Ai tha thjesht se nuk ishte i mërzitur me të dhe se do të takohen sërish ditën e nesërme.

 

“S’jemi kanë idhnushëm me Albin Kurtin, kemi me u taku nesër”, ka thënë Mustafa shkurtimisht.

Pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës në krye të Kuvendit, u duk sikur LDK do të ndërpriste negociatat me VV-në për formimin e qeverisë së re. Në një dakordësi të mëparshme ishte lënë që kryetari i Kuvendit t’i jepej LDK-së. Presidenti Hashim Thaci deklaroi dje se i ka dhënë Albin Kurtit 48 orë kohë për të sjell zyrtarisht emrin e kryeministrit të ri të Kosovës.

©LAPSI.al 

 



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *