• |
ide | kryesore

Renato Mekolli, gati librin për pjatat e preferuara të personazheve shqiptarë (FOTO)

Paparazzi, Slider



Me përfundimin e “Hell’s Kitchen”, Renato Mekolli ka një tjetër projekt së cilit i është përkushtuar plotësisht.

Ai po punon për librin e ri me receta, që këtë herë tërheq vëmendje për disa arsye në veçanti. Siç thekson dhe vetë Renato, libri do të përmbajë ‘sekretet’ e përgatitjes të disa prej llojeve të ëmbëlsirave. Jo vetëm kaq, pasi nisur nga eksperienca në restorantin e tij, të cilin e frekuentojnë shumë personazhe shqiptarë, Mekolli është siguruar të ndajë me të gjithë të interesuarit ëmbëlsirat e preferuara të disa prej emrave më të përfolur të momentit, si: Ardit Gjebrea, Arbana Osmani, Alketa Vejsiu, Ermali dhe Ami, Luana Vjollca, ashtu sikurse dhe personazhe të politikës: Edi Rama, Lulzim Basha etj.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *