• |
ide | kryesore

Transformimi i Dua Lipa-s, kamera e fshehtë në emisionin e Ellen (FOTO)

Paparazzi, Slider



Në programin e Ellen DeGeneres mund të ndodhë gjithçka.

Moderatorja është e botërisht e famshme për ndërveprimin e suksesshëm që ka me të ftuarit, aq sa nuk lë asnjë rast pa i përfshirë në situata të ndryshme. E fundit, ishte Dua Lipa. Këngëtarja shqiptare, realizoi një rreng përmes kamerave të fshehta.  Dua, e veshur zakonshëm, me flokë të gjatë ngjyrë karrotë dhe me syze,i drejtohej të panjohurëve në një supermarket të Los Angeles-it me fjalët e tekstit të “Neë Rules” dhe “Don’t Start Now”.

“Po mendoja se si isha/ A më ndryshoi mua thyerja e zemrës? Ndoshta/ Po më shiko, më shiko ku përfundova…”

Këto fraza të tekstit Dua ja thoshte në formë bisede një zonje të rastësishme e cila nuk e njohu këngëtaren dhe fillimisht s’dinte si të reagonte. Pastaj, pas çdo fjale të Dua-s “zemërthyer” kur thoshte “Por dashuria ime nuk më do dhe unë ja them vetes”, gruaja nisi ta mbështeste.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *