• |
ide | kryesore

Video/ Carabao Cup: City hipotekon finalen me tre gola në shtëpinë e United

F1, Sport, Video



Në gjysëmfinalen e parë të Carabao Cup, Manchester City imponohet 1-3 në Old Trafford, duke fituar derbin me United e praktikisht edhe kualifikimin në finale. Një ndeshje e dominuar nga kampionët e Anglisë, sidomos në pjesën e parë, e mbyllur me parcialin e tre golave të Bernardo Silva (17′), Mahrez (33′) e autogolin e Pereira (38′). Në pjesën e dytë ngushtoi distancat Rashford (70′), por Red Devils i duhet një mrekulli në 29 janar, në ndeshjen e kthimit.

Kërkohej hakmarrja për humbjen në Premier League dhe Manchester City gjen mënyrën e duhur, në gjysëmfinalen e parë të Carabao Cup, i udhëhequr nga një Bernardo Silva të jashtzakonshëm. I tij goli në minutën e 17, që shtangu me një të majtë të harkuar portierin e Manchester United, David De Gea.

Manchester City ishte padron i gjysëmfinales së parë të Carabao Cup, në derbin përballë Manchester United, kur ende pa u mbyllur 45 minutat e para skuadra e Guardiola kishte avantazhin e tre golave ndaj rivalëve të qytetit. Mahrez në minutën e 33 ka dyfishuar shifrat, duke kaluar edhe portierin De Gea përpara se ta dërgonte topin në rrjetë, por problemet e United janë më të mëdha. Në minutën e 39 kundërsulmi i Citizens ishte aq i shpejtë sa e gjeti prapavijën e Solskjaer krejt të pavendosur dhe tentativën e De Geas për të mbajtur të tijtë në lojë në goditjen e De Bruyne e zhvleftësoi Pereira që e shtyu topin në portë, për autogolin më klasik.

United tentoi të futoj në lojë, e ndoshta një shpresë e pati në kundërsulmin brilant të Rashford (1-3), por as futja në lojë e Martial nuk ndryshoi shifrat për ta bërë të paktën më të prekshëm përmbysjen në ndeshjen e kthimit. Kështu, Citizens janë me një këmbë në finale, ndërsa do të presin të mësojnë se me cilin mes Leicaster e Aston Villa do ti duhet të përballën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *