• |
ide | kryesore

Video/ Mahrez shënon të dytin, United të tretin e bën vetë

Sport, Video



Manchester City është padron i gjysëmfinales së parë të Carabao Cup, në derbin përballë Manchester United. Ende pa u mbyllur 45 minutat e para skuadra e Guardiola ka avantazhin e tre golave ndaj rivalëve të qytetit. Mahrez në minutën e 33 ka dyfishuar shifrat, duke kaluar edhe portierin De Gea përpara se ta dërgonte topin në rrjetë, por problemet e United janë më të mëdha.

Në minutën e 39 kundërsulmi i Citizens është aq i shpejtë sa e gjen prapavijën e Solskjaer krejt të pavendosur dhe tentativën e De Geas për të mbajtur të tijtë në lojë në goditjen e De Bruyne e zhvleftëson Pereira që e shtyn topin në portë, për autogolin më klasik.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *