• |
ide | kryesore

Wanda Nara misterioze: “Icardi larg Psg? Vendos ai”

Sport



Wanda Nara bëhet gati për aventurën e saj të re në ‘Grande Fratello Vip’, por nuk harron mjeshtërinë e menaxheres, duke fshehur të ardhmen e Mauro Icardi: “Mauro do të largohet nga Psg në fund të sezonit? Vendimi i përket atij, por ende nuk ka gjë të qartë. Të shohim”. Parisienët kanë të drejtën e blerjes fiksuar në 70 milionë euro e sulmuesi argjentinas ka shënuar deri tani 14 gola në 18 prezenca: “Ai në Francë po bën shumë mirë e unë jam shumë e lumtur, kemi bërë edhe shumë miq. Kështu që të shohim…”. Edhe Inter është në pritje.

Wanda në fakt është futur në botën e futbollit, por Icardin e mban larg Televizionit: “Ai në ‘Grande Fratello’? Mah, ai është më tepër tipi i ‘Isola dei Famosi’, i pëlqen natyra, adhuron gjuetinë e peshkimin. Në Shtëpi nuk e di… por ka ende shumë kohë deri sa të reshtë së luajturi në fushë!”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *