• |
ide | kryesore

“Zëri i Amerikës”: Ende mister procedurat se si Shqipëria dëboi turkun “gylenist”

Lajme, Të fundit



Procedurat e ndjekura nga autoritetet shqiptare ndaj shtetasit turk Harun Çelik, i larguar nga vendi i tij si mbështetës i lëvizjes Gylen, për shkak të kërcënimeve ndaj jetës, mbeten ende mister. As avokatët shqiptarë që e mbrojtën 42-vjeçarin me profesion mësues, në përballjen gjyqësore, pasi u kap në aeroportin e Rinasit me dokumente falso duke udhëtuar drejt Kanadasë, nuk e kanë të qartë se për çfarë arsyesh dhe mbi ç’bazë ligjore ai u mor më 1 janar nga autoritetet e Emigracionit dhe Kufirit, dhe po atë mbrëmje me shpejtësi e hipën në avionin e linjës Air Albania drejt Stambollit. Për këtë, ata kanë kërkuar zyrtarisht informacion, se çfarë ka ndodhur me klientin e tyre, fakt që shton dhe më shumë pikëpyetjet mbi veprimet e palës shqiptare.

Mbi rastin nuk ka patur asnjë njoftim zyrtar. Ndërsa i pyetur nga “Zëri i Amerikës”, zëdhënësi i policisë, Gent Mullaj, tha se “ky shtetas është kapur me dokumenta fallco në dalje në Rinas dhe për këtë u dënua. Në bazë të ligjit për të Huajt, janë bërë proceduarat ligjore për largim nga Shqipëria”. Zoti Mullaj përdor termin “largim”, i parashikuar në ligjin për të Huajt, i cili përcakton dhe rastet se kur ushtrohet kjo masë.

Mbetet e paqartë se ku përfshihet rasti i 42-vjeçarit, por sidoqoftë, ligji parashikon një afat kohor disa ditor për ekzekutimin e urdhërit të largimit, ndërkohë që Harun Çelikut nuk i janë lënë as disa orë. Sapo ka përmbyllur procedurat e daljes nga burgu, ai është marrë nga autoritetet e Emigracionit dhe Kufirit, që i kanë bërë të ditur detyrimin për t’u nisur drejt Turqisë. Për më tepër, i njejti ligj, njeh, përmes një neni të posaçëm, dhe të drejtën e ankimimit. “I huaji, subjekt i një urdhri largimi, ka të drejtën e ankimit administrativ dhe gjyqësor, sipas legjislacionit në fuqi”, – saktëson ligji.

Në mediat shqiptare policia citohet ta ketë përshkruar rastin e 42-vjeçarit turk si një “dëbim” nga Shqipëria, duke ju referuar sërish Ligjit për të Huajt, pa specifikuar megjithatë, se në cilin nga 6 momentet e parashikuara nga legjislacioni për marrjen e masës së dëbimit, përfshihet ai i Harun Çelikut. Por sërish, në asnjë moment nuk parashikohet dëbimi i menjëhershëm, ndërsa njihet po ashtu e drejta e ankimimit.

“I huaji ka të drejtë të ankimojë urdhrin e dëbimit të autoritetit përgjegjës për kufirin dhe migracionin,sipas legjislacionit në fuqi”, – përcakton një nen i posaçëm i ligjit, i cili në një pikë tjetër të tij saktëson se “deri në përfundimin e procedurës së ankimit, i huaji mbahet në kushtet e masave alternative të mbikëqyrjes ose në qendrën e mbyllur, në pritje të largimit të menjëhershëm, sipas urdhrit të nxjerrë për këtë qëllim”. Ndërsa 42-vjeçarit turk, siç pohojnë dhe mbrojtësit e tij ligjorë, nuk i është lënë asnjë mundësi e tillë.

Njëri prej avokatëve, Alban Bengasi i ka thënë “Zërit të Amerikës” se “zoti Çelik u kërkoi zyrtarëve azil politik, por kjo iu refuzua nga autoritetet e policisë së burgjeve.” Ai shpjegoi se këtë kërkesë ai e ka bërë në prani të një përkthyesi, por drejtuesit e burgut i kishin thënë se do të duhej ta bëntë një gjë të tillë kur të lirohej, gjë që nga avokati shihet si një shkelje e të drejtave të klientit të tij.

Veprimeve të dyshimta të autoriteteve shqiptare, ju shtuan dhe njoftimet e mediave turke se dërgimi në Turqi i Harun Çelikut ishin një operacion i kryer nga shërbimet sekrete turke për kapjen e një anëtari të FETO-s, inicialet me të cilat tregohet në Turqi, lëvizja e Fetullah Gulenit e konsideruar një organizatë terroriste nga Erdogani.

Policia shqiptare nuk ka komentuar njoftimet e shtypit turk, ndërsa Endri Fuga nga zyra e kryeministrit, duke folur pak ditë më parë për “BIRN” tha se “shtetasi në fjalë është një individ që ka hyrë me dokumente fallco në Shqipëri dhe si i tillë është përzënë nga vendi, ashtu siç [ndodh] me këdo e kudo. Të tjerat janë përralla që s’kanë asnjë lidhje me të vërtetën dhe me qeverinë e Shqipërisë,” – tha Fuga.

Pikëpyetjet mbi shkeljet e mundshme të detyrimeve ndërkombëtare dhe të vetë legjislacionit vendas, nga ana e autoriteteve shqiptare, për t’i bërë, me gjasë, një favor udhëheqësve turq, ushqehen dhe nga marrëdhëniet e veçanta që kryeministri Edi Rama ka me presidentin turk Erdogan. Zyrtarë të lartë turq që kanë vizituar Shqipërinë në mënyrë të përsëritur kanë ngritur çështjen e ndëshkimit të “gylenistëve” që mund të strehohen në territorin shqiptar.

Më 26 korrik të vitit të kaluar, ministri i Brendshëm turk Suleyman Soylu, i deklaroi mediave të vendit të tij në përfundim të vizitës në Tiranë se kishte diskutuar me homologun e tij shqiptar Sandër Lleshaj dhe kryeministrin Rama për “luftën ndaj FETO-s” dhe se ishte “i kënaqur nga qasja e autoriteteve shqiptare për këtë çështje”. /VOA



3 Comments

  1. MERO GELBAZA KELLIRA JA FUT LLAPEN NE BYTH EDI RAMES DHE ERDOGHANIT thotë:

    TURP TURP PER SHTETIN SHQIPËTAR,SI DUKET ERFOGANI JA KA FUTUR BOLET NE GOJE EDI RAMES DHE KARIN NE BYTH MERO GELBAZA KELLIRES SE KETE GJE NUK MUND TA BEJN ME DY GRAME TRU NE KOKE..NUK I DOREZOHET NJE IDIOTI SI ERDOGHAN NJE PERSON PA MVARESISHT SE KUSH QKA ESHTE,,,MJAFT NA SUNDOJ 500 vjet TURKU I MUTIT ,TANI EDI RAMA DHE ORGANIZATA PRAP PO I LEPIHET NE BYTH TURK MUTIT,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *