• |
ide | kryesore

Beyonce kritikohet për veprimin e saj në Golden Globes

Paparazzi, Slider



Joaquin Phoenix fitoi çmimin “Performanca e aktorit më të mirë” me filmin “Joker”.

Gjatë ecjes së tij për në skenë pati një moment ku çdo VIP në sallë u ngrit në këmbë duke duartrokitur në shenjë respekti dhe përgëzimi, përveç këngëtares së njohur Beyonce. Ky fakt u vu re menjëherë pasi ndjekësit e kanë kthyer në një ‘meme’ në “Twitter”, ndërsa shumë prej tyre e kanë marrë si shenjë mosrespekti kundrejt aktorit ne fjalë.Të paktë ishin ata të cilët po mundoheshin të mbronin veprimin e Beyonce duke shprehur se ndoshta fustani i saj ishte tepër i ngushtë për të bërë lëvizje.

Kujtojmë se Beyonce ishte e nominuar ne ‘Golden Globes 2020’ për çmimin: “Kënga origjinale më e mirë”, me këngën e kolonës zanore të filmit “Mbreti Luan”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *