• |
ide | kryesore

Denoncimi i PD/ Kryebashkiaku i Mallakastrës mohon dënimin në Greqi: Jam i hapur për çdo verifikim

Arkiva, Lajme, Të fundit



Nuk ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar në asnjë funksion. Kështu është përgjigjur kryebashkiaku i Mallakastrës Qerim Ismailaj për akuzat e Partisë Demokratike, e cila i ka dërguar një shkresë Prokurorisë për verifikimin e tij si një person i dënuar dhe i dëbuar nga Greqia.

Ismailaj ka qenë në familjen e 51-vjeçares Drita Saliaj, e cila u vra nga nipi i burrit dhe dy shokët e tij, teksa është njoftuar nga gazetarët se PD e ka denoncuar si person të dënuar në shtetin grek. Ai tha se është i hapur për çdo verifikim.

“Nuk kam asnjë lloj dijenie. Jam i hapur për çdo lloj verifikimi të mundshëm. Unë punoj si kryetar, kam dorëzuar formularin e dekriminalizimit. Në shtator të vitit 1999 kam filluar punë si mësues. Nuk jam ndaluar nga policia greke, në asnjë rast të vetëm, absolutisht”, deklaroi Ismailaj.

I pyetur për një vizitë të tijën në Greqi, dy javë më parë dhe nëse ka lidhje me këtë akuzë, ai tha se ka qenë tek motra për sebepe familjare.

“Unë kam motrën në Greqi, ka pasur sebepet e veta familjare, vaftiste djalin ky është shkaku”, u shpreh Ismailaj.

Po kështu i pyetur nga gazetari Ervis Kuçi nëse ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar në ndonjë funksion të lartë, ai u përgjigj: “Në asnjë rast dhe në asnjë rrethanë. 



3 Comments

  1. Un habitem pse merri kot me kete pune,sepse kushti kryesor i edi rames per te qene deputet ose kryebashkiak ka qene dhe eshte qe me patjeter duhet te jesh me pteçedent penal.I gjithe soji e sorollepi i rilindjes keshtu jane,ndaj lereni kete popull langaraq ta shijoje ripjelljen siç shijuan monizmin,ky lloj populli nuk do demokraci as mireqenije keshtu do zvarritet deri ne shuarjem e tije te plote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *