• |
ide | kryesore

Detaje nga vrasja e biznesmenit në Rrëshen/ U qëllua sapo ishte ndarë me vëllain, 6 të shoqëruar

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ditë pas vrasjes në Rrëshen të biznesmenit Kastriot Reçi, policia ka shoqëruar 6 persona por nuk ka ende asnjë të ndaliar.

Personat e shoqëruar po merren në pyetje rreth ngjarjes. Policia vijon kontrollet në zonë në lidhje me autorët të cilët dyshohet se kanë qenë dy persona. 47-vjeçari sipas hetimeve është qëlluar me snajper nga një distance 150 metra.

Në momentin e ngjarjes viktima ka qenë së bashku me të vëllain dhe sapo kishin parkuar makinën e po hynin në lokalin ‘Mirdita’ në pronësi te tyre. I vëllai kishte hyrë pak disa sekonda më para.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *