• |
ide | kryesore

Galatasaray pret ndjesën e Nzonzi para skuadrës: “Nuk kërkoj falje”

Sport



Nzonzi, mesfushori në pronësi të Romës, është në thyerje totale me Galatasaray, sidomos pas deklaratave kundër shokëve të skuadrës. Lojtari ka shprehur hapur dëshirën për tu larguar nga Stambolli, duke e përsëritur shpesh orët e fundit. Tekniku, Fatih Terim, pret ndjesën e lojtarit ndaj pjesës tjetër të skuadrës, por ka përjashtuar zgjidhjen e kontratës. “Nuk kam bërë asgjë për të cilën duhet të kërkoj ndjesë, nuk dua të rri këtu“, janë fjalët e qarta të Nzonzi për ‘Fotospor’.

Asnjë hap prapa nga ana e mesfushorit, pavarësisht inkurajimeve të dhëna nga trajneri i tij. Francezi kërkon të largohet nga Turqia, por dëshiron edhe 1 milionë e 625 mijë euro pagesë që i mbetet për të marrë në këtë sezon. Rreth Nzonzit ka interes, por jo shumë. Ka refuzuar Aston Villa, Celta Vigo nuk dëshiron të paguajë një rrogë kaq të lartë. Francezi, si shkuar ‘Milliyet’, preferon Everton të Ancelotti me të cilin i ka bërë disa biseda. Ish-lojtari i Sevilla shpreson të kthehet në Premier, në një skuadër prestigjoze, ndërsa në Francë mund të pranojë vetëm ofertën e Lyon.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *