• |
ide | kryesore

Inter siguron korsi preferenciale për Kumbullën: Verona do marrë Dimarco në janar

Sport



Inter po punon shumë në këtë merkato për të përforcuar skuadrën në dispozicion të Conte, por edhe në prespektivë, duke tentuar të bëjë goditje të rëndësishme për sezonin e ardhshëm. Sipas asaj që zbulon Sky Sport, zikaltrit kanë fituar një korsi preferenciale për mbrojtësin shqiptar të Veronës, Marash Kumbulla. Klubi milanez ka parakaluar konkurencën për 19 vjecarin e Kombëtares kuqezi, duke i premtuar Hellas kalimin e menjëhershëm të mbrojtësit të krahut Dimarco.

Marash Kumbulla është një nga surprizat e këtij sezoni dhe shumë klube të rëndësishme i kanë vënë sytë tek lojtari i përfaqësueses së Shqipërisë.
Operacioni i merkatos niset nga një vlerësim prej 20 milionë euro për kartonin e qendërmbrojtësit, por bëhet fjalë për një investim të rëndësishëm për të ardhmen, duke qenë se shqiptari është vetëm 19 vjec.

Reja e kishte ndjekur në fakt Kumbullën përpara se të bëhej trajneri i Kombëtares dhe menjëherë e grumbulloi me kuqezinjtë, duke i treguar besimin e madh që kishte tek ai, sidomos në dritën e performancave që po bënte qendrori me Hellas.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *