• |
ide | kryesore

Neymar çmend tifozët e Milan: “Më pëlqen të luaj me Ibrahimovic”

Sport



“Pritshmëria më e madhe që kam për 2020 është të fitoj gjithcka që mundem me PSG e kombëtaren e braziliane. Dua të arrij në finalen e Champions e të vendos duart mbi Kupën e Amerikës”. Janë objektivat e Neymar për vitin që sapo ka nisur, ashtu si ka rrëfyer vetë braziliani i PSG gjatë një eventi të organizuar nga një sponsor. Neymar ka rrëfyer gjithashtu se do ti pëlqente të luante përkrah legjendave si Zinedine Zidane e Romario, por ajo që ka entuziazmuar tifozët e Milan është saktësimi se “do të më pëlqente të kisha të njëjtën fanellë me Zlatan Ibrahimovic”.

Neymar, të paktën për momentin, është shfaqur plotësisht i përqendruar në klubin e tij aktual, pavarësisht hipotezave të merkatos që tashmë prej vitesh e shoqërojnë në cdo dritare: “PSG ka mundësinë të fitojë Champions: do ta provojmë – garanton – 2019 ka qenë një vit plot dëmtime për mua, shpresojmë që ky të jetë plot suksese”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *