• |
ide | kryesore

Nipi i vrau gruan dhe ia hodhi në rezervuar, burri: Si e mora vesh lajmin (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit

Bashkëshorti i Dirta Salajt, Hair Salaj ka folur për herë të parë pas ngjarjes së rëndë, ndërsa tregon detaje nga krimi i datës 5 janar në Gjerbës të Mallakastrës..Burri i viktimës pohoi para kamerave se kishte tentuar që të fliste me gruan e tij, por kjo e fundit nuk i ishte përgjigjur në telefon.


Ai tha se kishte ikur në Greqi që në muajin nëntor, ndërsa gruaja, Drita, sipas tij nuk kishte shfaqur asnjë shqetësim. Mes te tjerash ai shton se lajmin per zhdukjen e gruas ia kishte dhënë vëllai i tij përmes një telefonate. Hair Salaj tha se do të kërkojë drejtësi, pavarësisht faktit se pas ngjarjes është nipi i tij (djali i kushëririt të tij).


NGJARJA
Ngjarja ndodhi më 5 janar, por që u zbulua vetëm ditën e djeshme. Gjithçka e ka marrë zanafillën kur tre të rinj, kanë shkuar për të grabitur pranë familjes së gruas, duke menduar se në këtë të fundit nuk kishte njeri.

Pasi kanë hyrë brenda territorit të shtëpisë, të rinjtë janë pikasur nga e zonja e shtëpisë, e cila mund edhe t’i ketë njohur. Fill pas kësaj, autorët mësohet se e kanë marrë gruan, e kanë lidhur dhe trupin e kanë hedhur në rezervuarin e fshatit. Kanë qenë familjarët e saj të ciët dy ditë më vonë sinjalizuan policinë, ndërsa më pas u zbulua edhe ngjarja e rëndë. Aktualisht Luis Saliaj, Sindi Shehaj si dhe Ervis Zotaj ndodhen pas hekurave, pasi akuzohen se torturuan dhe më pas lidhën dhe e hodhën në rezervuan 50-vjeçaren, duke i shkaktuar asaj vdekjen.

1 Comment

  1. I digjni Te gjall Te behet mesim Te marin frik Te tjeret ndryshe keshtu do degjoim nga hera .rasti dy vllezerve qe vran teknikun e kondisinerve u dorzian do u ulet 1/3 E denimit keshtu do behet dhe per keta do pagoin ndo nje lek per 5 vjet jasht i keni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu