• |
ide | kryesore

Një tjetër dasmë mbretërore nga mbesa e Lady Diana-s

Paparazzi, Slider



Shumë shpejt, një tjetër dasmë mbretërore do t’i bashkohet listës së famshme. Mbesa e famshme e princeshë Diana-s, Lady Kitty Spencer është zyrtarisht e fejuar me miliarderin Michael Lewis.

Edhe pse vetë 29-vjeçarja nuk e ka konfirmuar lajmin, burime për Daily Mail bëjnë me dije se çifti u fejua para pak javësh dhe se Leëis i propozoi pak ditë para Krishtlindjes. Por kush është miliarderi që i rrëmbeu zemrën mbesës thuajse identike të Lady Diana-s?! Ai, është 61 vjeç, (32 vite më i madh se Kitty) dhe është presidenti i markës së famshme të modës, Foschini. Miliarderi është i divorcuar dhe baba i tre fëmijëve që kanë thuajse moshën e të dashurës së tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *