• |
ide | kryesore

Nuk ka një cështje De Ligt tek Juventus: pushim në bashkëpunim me Sarri

Sport



Vetëm një periudhë pushimi në dakordësi me trajnerin, për të rikuperuar në mënyrën më të mirë formën fizike e atë psikologjike. Sipas Tuttosport është vetëm kjo e vërtetë pas pankinave të fundit të Matthijs de Ligt, që nuk luan si titullar me fanellën e Juventus që nga humbja në Olimpico kundër Lazio në 7 dhjetor. Asnjë cështje, por vetëm dëshira për të administruar një talent që, sipas fjalëve të Sarri, “do të bëhet një prej mbrojtësve më të fortë në botë”.

E përditshmja torineze nënvizon se qendërmbrojtësi nuk është i shqetësuar nga situata aktuale e se e ka pranuar me qetësi pankinën kundër Udinese (i aktivizuar më pas), Sampdoria, Lazio (në Superkupë) e Cagliari. Hollandezi ndjan besim të plotë të skuadrës dhe teknikut, që jo rastësisht vazhdon ti bëjë elozhe. Për më tepër është i ndërgjegjshëm se duhet të gjejë formën më të mirë fizike, pas dëmtimit në shpatull e telashet në aduktor që i kanë kondicionuar muajin e dhjetorit.

Për gjithë këtë, natyrisht, i duhet shtuar edhe shpërthimi i Demiral, që në dyshe me Leonardo Bonucci duket se formojnë një repart të tërhequr solid e të balancuar në mënyrë perfekte. Për de Ligt sidoqoftë do të vijë shpejt shansi të kthehet titullar, ndoshta pikërisht në krah të turkut, me objektivin për të lënë Bonucci të pushojë, duke qenë se ka luajtur 90′ në 24 nga 25 ndeshjet sezonale të bardhezinjve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *