• |
ide | kryesore

Parasite, filmi që po triumfon në festivale

Paparazzi, Slider



Kur “Parasite” u prezantua për herë të parë në Festivalin e Filmit në Kanë, mes shumë emrash të mëdhenj dhe të njohur të Hollywood-it, zor se mendohej se do të triumfonte. Por ja që filmi thriller-komedi i regjisorit nga Koreja e Jugut, Bong Joon-ho, rrembeu çmimin më të rëndësishëm, Palme d’Or.

Pas premierës në Festivalin e Filmit në Kanë, më 21 maj  2019, “Parasite” u bë filmi i parë korean që fitonte Palme d’Or si edhe filmi i parë që shpallej fitues me vota unanime, pas “Blue is the Warmest Colour” në 2013-n. Përpos çmimit në festival dhe fitimeve marramendëse në Korenë e Jugut, “Parasite” u bë filmi i parë i Koresë së Jugut që fiton një Golden Globe. Në ceremoninë e djeshme të ndarjes se cmimeve, “Parasite” u shpall filmi më i mirë në gjuhë të huaj. Bong Joon-ho është truri pas suksesit të filmit. Regjisori, i cili po tërheq vëmendjen e të gjithëve, u nominua edhe për çmimin “Regjisori më mirë” dhe “Skenari më i mirë”. Ai shkroi historinë e filmit dhe qe bashkë-skenarist me Han Jin-won. Filmi është i përzgjedhuri i Koresë së Jugut për t’u përfaqësuar në Oscars .

 



1 Comment

  1. Film super , ku ndryshe nga Joker i Fenix nuk akuzon njeriun rebel ndaj ketij sistemi si te jete psikopat dhe me probleme ne femijeri, a thua se nuk e ka fajin sistemi qe ka sjelle kaq ndasi te medha klasore, por psikja e njeriut.
    Parasite eshte ne krah te viktimave te sistemit fashist botëror ndersa joker akuzon keta njerëz si psolikopate!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *