• |
ide | kryesore

Përplasja Meta-Dvorani, Komisioni i Venecias pas një muaji në Tiranë

Lajme, Të fundit



Presidenca e mirëpret zbarkimin e delegacionit të Komisionit të Venecias në vend, pas kërkesës së Kuvendit për të dhënë një opinion rreth përplasjes mes kreut të shtetit Ilir Meta dhe kreut të KED-së, Ardian Dvorani.

“Venecia, gjithmonë e mirëpritur në Shqipëri!”-shprehet zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi.

Komisioni i Venecias njoftoi më datë 30 dhjetor se e ka pranuar kërkesën e Kuvendit të Shqipërisë. Kësisoj, delegacioni pritet të vijë në fillim të muajit shkurt.

Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Komisionit të Venecias në lidhje me shkeljet kushtetuese të Kuvendit të Shqipërisë, në procesin e zgjedhjes së anëtareve të Gjykatës Kushtetuese.

Përplasja institucionale mes Presidentit Meta dhe kryetarit të KED-së Dvorani përfundoi në SPAK.

Socialistët pretendojnë se Meta shkeli Kushtetutën me mosdekretimin e Arta Vorpsit si anëtare të Gjykatës Kushtetuese dhe dekretimin e Marsida Xhaferllarit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *