• |
ide | kryesore

Prova e një marrëveshjeje të fshehtë Basha –Rama

-Instant, 1, Ide



Të gjithë idhtarët e teorive konspirative, që së paku prej verës së 2017 fantazojnë për skenarin e një pakti të nëndheshëm Rama-Basha, tani e kanë edhe provën. Zëra zyrtarë nga PD-ja i janë bashkuar të singjashmëve të tyre rilindas, për të hedhur poshtë një nga nismat më progresive që i është paraqitur publikut shqiptar, duke i’u dorëzuar më pas në formë të zyrtarizuar parlamentit, atë për ndryshimin e sistemit me lista të mbyllura.

Thelbi i këtij projekti qëndron në vullnetin për t’u hequr kryetarëve të partive ekskluzivitetin e përzgjedhjes së deputetëve (pra dhe eleminimin sa më shumë të jetë e mundur të servilëve, të paaftëve apo banditëve) për tu’a kaluar atë dhjetra mijra votuesve të tyre.

Lexo më tej:

50 mijë nënshkrime/ Nisma që sfidon njëkohësisht dhe Ramën dhe Bashën

Pikërisht, ky synim, për të mos lëshuar nga duart monopolin absolut që kanë mbi partitë respektive, e për rrjedhojë, mbi gjithë jetën politike të vendit, i ka bashkuar në një barrikadë kundër interesit të përgjithshëm të qytetarëve, Ramën dhe Bashën.

Në thelb, ata po përsërisin të njëjtën marëveshje që bënë Berisha dhe Rama, në prill të 2008-ës, kur ndryshuan kushtetutën dhe sistemin zgjedhor, duke rritur fuqinë e kryeministrit përballë mocioneve, duke dobësuar peshën e deputetëve, duke minimizuar pushtetin e presidentit, për të shkuar drejt një kompromisi të shpifur: ai që është në qeveri i ka të gjitha, ai që ëshë në opozitë i humb të tëra.

Së çfarë pushteti i dha ky pakt Berishës, për të shkatërruar dosjen e Gërdecit, ku dilte familjarisht i përlyer, se si e ‘trimëroi” atë drejt masakrës së 21 janarit dhe grabitjes së zgjedhjeve të Tiranës, kjo nuk ka nevojë të rikujtohet. E vetmja gjë që i’a vlen për krahasim është fakti se kjo lloj gjithpushtetshmërie, po i lejon Ramës të grabisë, bashkë me oligarkët, përmes koncesioneve që voton me delet e tij në kuvend.

Të njëjtin sistem: ai që fiton zgjedhjet i ka në dorë të gjitha, pa fre dhe pa kontroll, po kërkojnë të instalojnë për dekadën e ardhshme, Basha dhe Rama, duke refuzuar ndryshimin formulës për përzgjedhjen e deputetëve.

A do t’i duhej edhe më shumë për t’u bindur një idhtari të teorive konspirative, që beson në një pakt të fshehtë mes tyre?

Në fakt ka edhe më. Dhe provën për këtë e jep Lulzim Basha.

Asnjë lider opozite, i pajisur me një aparat normal arsyetimi, nuk do të kishte guximin të humbiste me një të rënë të lapsit 50 mijë votues potencialë, të cilët i kanë kërkuar me nëshkrimet e tyre ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Asnjë mëtonjës pushteti, nuk do ta shpërfillte kaq mendjelehtësisht krijimin e konsensusit rreth vetes ndërkohë që prej gjashtë vitesh luan teatrin e republikës së re dhe të dëgjimit të zërit të qytetarit.

Asnjë sfidant real i kryeministrit, nuk do të tregonte këtë shpërfillje ndaj meritokracisë të përzgjedhjes së deputetëve, ndërkohë që bën thirrje për hapjen e partisë.

Në fakt, Basha i ka bërë të gjitha këto dhe kaq është mëse e mjaftueshme për të yshtur fantazinë e të gjithë atyre që duan të besojnë se ai ndan paratë me Ramën, se merr benefice prej të njëjtëve oligarke, se kanë intersa të përbashkëta dhe se në thelb, nuk duan “t’a vrasin njëri- tjetrin”.

Listat e mbyllura/ Gënjeshtra flagrante e Kryemadhit në mbrojtje të Bashës

Dua ta them që në fillim, unë nuk jam njëri prej atyre që besojnë në këtë konspiracion. As nuk i imagjinoj, të dy, të ulur në një tryezë mëkatarësh, apo duke shkëmbyer mesazhe dhe bërë plane për fitime reciproke. Deri në një provë të kundërt, mendoj se Basha dhe Rama janë vërtet armiq, se ata nuk do të ngopeshin duke e parë keq e më keq njëri- tjetrin.

Por, e veçanta është se ata janë armiq të një lloji të veçantë. Ata urrehen, mund të kacafyten madje dhe të vriten për të pasur për vete karriken e kryeministrit dhe ato pak metra katrorë që ofron zyra e tij.  Por, përtej kësaj, ata nuk janë aspak të tillë, për të ndryshuar modelin e qeverisjes së vendit.

Ata duan ti marrin njëri- tjetrit gjithçka, pa i dhënë shqiptarëve asgjë. Ata janë gati ti vënë zjarrin me molotov zyrës që s’e marrin dot, më kollaj se t’a ndajnë pushtetin që buron prej saj edhe me të tjerë.

E në këtë pikë, paradoksalisht, ata janë po aq armiq sa dhe bashkëpuntorë. Ata nuk kanë asnjë pakt për atë që i ndan, por janë krejt në dakordësi për atë që i bashkon. Ajo përmblidhet shkëlqyeshëm në frazën lapidare të Giuseppe Tomasi di Lampedusa: “Të ndryshojmë gjithçka, për të mos ndryshuar asgjë”.

©Lapsi.al



20 Comments

  1. Zoti Bushati jam lexues i rregullt e shkrimeve tuaja ,je shume racional dhe i drejt , sinqerisht nuk e besoj se ka nje PAKT Edi Rama-LUL BASHA. se Basha dhe opozita ka mjaft argumenta dhe dosje korruptive kriminale per kete ORGANIZATE KRIMINALE ,POR NE QOFSE KJO ESHTE E VERTET ,duhet edhe LULIN per ti futur ne te njojtin thes te turpit me Edi Ramen,,

  2. ME FAL ZOTI BUSHATI,DHE DUA TE THEM FLM ,KUR NE NJE EMESION TE YLLI RAKIPIT KUR ,JA THE ATE QE E MERITONTE MENTOR NAZARKO ,DHE ESHTE NE FAKT NJE BYTHLEPIRES I QELBUR AI BYTHLEPIRES,AI ESHTE KURVE SE MERO GELBAZA KELLIRA DHE SOKOL BALLA -skype,DHE CARLO BOLJA -BOLINO

  3. Ske nevoje ta thuash apo as ta mendosh qe ata bashkepunojne nen rrogoz, kjo duket ashiqare Bushat. Nje opozite do te ferkonte duart per ato skandale te llahtarshme qe i kane ndodhur kesaj qeverie sepse do ta kishte shume te lehte ta rrezonte ate, pa pasur ne mendje ate mase te madhe njerzish qe sa vinin dhe shtoheshin pas cdo protese te opozites me lenien e mandateve, por cfare ndodhi – si zakonisht Luli bullafiqi i len te gjithe ne balte dhe zhduket. Di njeri te na thote ku eshte opozita tani, se mire pas qershorit dhe termetit po ja falim, por tani ne kete vit te ri ku gjendet, ka ndonje plan, ndonje startegji? Thjesht asgje….. Di njeri nese Lulka ka ripertrire partine me ndonje figure apo personalitet te vecante, ndonje profesionist, ndonje figure te ardhur nga perendimi…Po, Edmond Spaho dhe Ed Paloka, pa harruar Klevis Balliu (me nje nivel arsyetimi origjinal- nese ska qen emergjencash do te thote qe ekonomia eshte rende) apo Rudina Hajdari….
    Kaq mjafton per te thene dhe kuptuar se ka nje mareveshje te Bashes dhe Rames, mundesishst qe perfshin edhe pjesen e llokmes se tenderave dhe koncesioneve. Aksioma eshte tejet e thjeshte-Duhet te jesh tersisht i paafate qe mos te dalesh te gerthasesh te pakten per gjemen qe po i ndodh vendit ne keto 7 vite pushteti te Rames qe edhe breket na i ka heq, ne te kundert, dhe une nuk e besoj qe Basha eshte i pafate, thjesht mua ai sme bind me qe ai seshte i perfshire ne tepsin e madhe.
    Nese ka fatkeqesi qe i ka rene shqiperise sot, nuk eshte qenia ne pushtet e qeverise me te korruptive dhe te paafte qe ka pas shqiperia, kjo do ishte shume e lehte per tu pranuar, por eshte fakti qe ska me opozite, kjo opozite nuk motivon asgje dhe askend. Eshte pikerisht mungesa per te besuar tek dikush qe ka cuar ne humbjen e shpreses se shqiptareve, ndaj ate ikin. Cfare tragjedie!

  4. Bushati duke thene qe ” une nuk jam nga ata qe besojne kete konspiracion” verteon te kunderten dhe une jam me te! Jemi popul dele, populli i vdekur qe vritemi mes nesh per nje veshtrim, kemi arritur fundin! Ndoshta do e kutojme tanime se nga eurpa e shba nuk duhet te presim gje! Gomarin e nxerr nga balta i zoti! Edhe te themi “zoti e shptofte Shqiperine” ai nuk e shpeton…. jemi ne qe duhet ta shpetojme, ose kemi vdekur! E gjithe klasa e ndyre politke shqiptare pothuaj prej 30 vjetesh eshte trdhetare e interesave te shqiptareve, e te vendit! Poshte te ndyret politkuce tradhetare!!!

  5. bushat,boll me theshethemnaja, se e shumta sekondati zgjat Rilindjes, sot lexova shkrim se Basha dhe PD kane kerkuar qene tetor proporcionalme lsita te hapura dhe Rilindasit ende nuk kane kthyer pergjigje.

  6. Bushat !
    A nuk do të bëje më mirë që të prisje se çfarë do të bëjë opozita konkretisht e jo me parashikime
    muajt e ardhshëm e mandej të jepje gjykimet për te ?
    Më së paku Muç Nanos i doli parashikimi sepse vërtetë si produkt i “qelbësirave” erdhi në pushtet Rama.

  7. Ne fakt ajo qe do te thote Bushati ne kete shkrim, nuk ka te beje me nje marreveshje mazhorance-opozite, por ka te beje me mirekuptimin qe politikanet kane me njeri-tjetrin per ta shkaterruar kete vend. Ne pergjithesi, nuk me duket e drejte qe te merremi me opoziten sepse nuk eshte ajo qe na terheq nga kapistalli, ama nuk me pelqen qe ligjet te cilat “kundershtohen” me force nga opozita, te mos abrogohen kur opozita merr pushtetin sic na ka ndodhur deri me tani. Sa per ligjin elektoral, varianti me i mire duket mazhoritari me 100 zona elektorale dhe me Kuvendi me 100 deputete. Si ane pozitive do kishte deputete te zones te lidhur me zonen elektorale dhe njerezit do kishin ku te kerkonin llogari. Ne kete menyre mendoj se do eliminoheshin nga parlamenti njerez pa minimumin e kultures dhe qe nuk dine as te lexojne. Sa per te keqijat e KZ aktual qe thuhet se vine nga Rama, as Basha nuk eshte me i paster. Mjafton te merresh me deputetet e “opozites se re” per ta kuptuar nivelin e kandidateve te Bashes. Nese njeri futi ne lista persona me precedente penale, tjetri i mbushi listat me persona anonime dhe te pashkolle. E vetmja prurje pozitive e Bashes ne Kuvend eshte ish-deputeti Shehaj. Por edhe ky, ne fillimet e veta si deputet pati problemet e veta. Te tjeret nuk eshte se kane dhene ndonje gje te madhe. Pastaj kemi deputete si Gjuzi, partia e te cilit mori pak me shume se 600 vota ne rang kombetar dhe tani perfaqeson afro 20 mije votues

    1. Plotësisht e drejtë që niveli i ulët intelektual të atyre që pranuan të marin mandatet në Kuvend për të zëvëndësuar ish deputetët, është i dukshëm, por nëse ju bëhet një skaner 74 deputetëve socialistë që bëjnë edhe ligjin edhe Maliqin, sa prej tyre mund të konsiderohen intelektualë të mirfilltë ?
      Po e zemë bile edhe nga krerët e socialistëve.
      A e përfaqësojnë kryetari i PS e kryeministri Rama e kryetari i Kuvendit Rruçi elitën më të formuar intelektuale shqiptare që ti afrohet nivelit të elitave intelektuale perëndimore ?
      Ka një mashtrim në pretendimin se këta “opozitarët e rij” , janë pjesë të listave të kryetarit Basha.
      Vetëm dy prej tyre patën mandatin e deputetit, kurse të tjerët ose ishin ca persona fare të panjohur në politikë të kandituar nga disa parti fare të vogla që ju bashkuan PD në opozitë, ose në listet e PD ishin vendosur nga fundi thuajse formalisht.
      Ama ka edhe diçka tjetër që me qëllim nuk përmendet.
      Nuk ka asnjë nga këta “opozitarë të rij”, të cilët të jenë të akuzuar për korrupsion apo lidhje me botën e krimit. Ndërsa nga deputetët e mazhorancës në pushtet, jo vetëm që ka me shumicë injorantë që nuk janë dëgjuar të flasin asnjëherë në parlament, por edhe që janë të përzjerrë në afera korruptive në vjedhje votash apo të pasuruar në rrugë mafioze.

  8. Plotësisht e drejtë që niveli i ulët intelektual të atyre që pranuan të marin mandatet në Kuvend për të zëvëndësuar ish deputetët, është i dukshëm, por nëse ju bëhet një skaner 74 deputetëve socialistë që bëjnë edhe ligjin edhe Maliqin, sa prej tyre mund të konsiderohen intelektualë të mirfilltë ?
    Po e zemë bile edhe nga krerët e socialistëve.
    A e përfaqësojnë kryetari i PS e kryeministri Rama e kryetari i Kuvendit Rruçi elitën më të formuar intelektuale shqiptare që ti afrohet nivelit të elitave intelektuale perëndimore ?
    Ka një mashtrim në pretendimin se këta “opozitarët e rij” , janë pjesë të listave të kryetarit Basha.
    Vetëm dy prej tyre patën mandatin e deputetit, kurse të tjerët ose ishin ca persona fare të panjohur në politikë të kandituar nga disa parti fare të vogla që ju bashkuan PD në opozitë, ose në listet e PD ishin vendosur nga fundi thuajse formalisht.
    Ama ka edhe diçka tjetër që me qëllim nuk përmendet.
    Nuk ka asnjë nga këta “opozitarë të rij”, të cilët të jenë të akuzuar për korrupsion apo lidhje me botën e krimit. Ndërsa nga deputetët e mazhorancës në pushtet, jo vetëm që ka me shumicë injorantë që nuk janë dëgjuar të flasin asnjëherë në parlament, por edhe që janë të përzjerrë në afera korruptive në vjedhje votash apo të pasuruar në rrugë mafioze.

  9. LEXOVA TANI TEK SYRI NJE ARTIKULL QE ISHTE TITULLUAR :

    ‘Listat e hapura shtojnë korrupsionin, shihni degradimin në Kosovë’

    ESHTE EDHE PER TE QESHUR POR ME SHUME PER TJA DHEN KUJES ME LAPERAT E PD=se . JA KJO ESHTE MENDESIA E BASHES . KY PASKA QENE PALAÇO E KALUAR PALAÇOS . OPOZITA ESHTE PAK PER TY . EKSPULSIONI NGA KY VEND DO ISHTE AJO ME E DUHURA . DO JA NIS KRISMEN O PALAÇO , ASNJE NUK KA PER TE VOTUAR EDHE PSE KY PALLOSHI I ANETES E KA QELBUR KOMPLET .

    1. E lexova dhe ishte shume e vertet . Ketu ka marr fund çdo gje dhe keta duan ta mbajne po kesht pa ndyshuar asnje gje . Eshte e turpshme , por me e turpshme eshte per Bashen .

    2. SI MOR LISTAT E HAPURA JANE ME KEQ SE ATO TE MBYLLURA?????????????????????????/
      A JENI NE VETE SE ÇTHONI?????????????????????????
      A KENI PAK TRU NE KOKE APO JU KA NGEL VETEM KUNGULL ???????????
      TI NE PUSHTET NUK VJEN PER NJE MIJE VJET ME KETE MENDJE QE KE O BASHA .

  10. O BASHA PO TE QEKE ME KURVE SE PALLOSHI I ANETS .
    I MORE NE QAFE DEMOKRATET MOR TE QIFSHA ROPT E SHTEPISE .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *