• |
ide | kryesore

Qëllohet me armë zjarri në Greqi ish-kampioni i Juventus: plagoset në këmbë

Sport



Ish-sulmuesi i Juventus e Lazio Darko Kovacevic ka qenë viktimë e një prite poshtë shtëpisë së tij në Athinë. Sipas asaj që raportojnë mediat greke, drejtuesi aktual i Olympiakos është plagosur me pistoletë në këmbë dhe është transportuar menjëherë në spital me ambulancë, por gjendja e tij nuk është shqetësuese. Të panjohura ende motivet e sulmit.

Sipas ndërtimit të parë të ngjarjes, një person që ngiste një Smart ka dalë nga makina, duke qëlluar drejt Kovacevic në gju e pastaj është larguar me shpejtësi. Ish-futbollisti, 46 vjec, sapo kishte dalë nga banesa e tij.

Kovacevic ka folur pastaj për faqen OnSport e ka shpjeguar: “Kam parë një njeri të zbriste nga makina me pistoletë të drejtuar. Erdhi drejt meje, u përkula instiktivisht në të djathtë e ai më qëlloi, u fut në makinë dhe u largua”. Policia ndërkohë një Smart si ajo që u përdor për atentatin ndaj serbit u gjet e braktisur jo larg nga banesa e Kovacevic.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *