• |
ide | kryesore

Sadio Mané është Topi i Artë i Afrikës: Salah i ikën rekordi nga duart

Sport



Është Sadio Mané Topi i Artë afrikan 2019. Sulmuesi senegalez i Liverpool është vlerësuar si lojtari më i mirë i kontinentit të tij gjatë CAF Awards 2019, duke mundur konkurencën e shokut të tij të skuadrës Mohamed Salah e sulmuesit të Manchester City Riyad Mahrez.

Mané kurorëzon kështu në mënyrën më të mirë një 2019 të jashtëzakonshme, në të cilën ka fituar Champions League, Superkupën Europiane e Botërorin për Klube me fanellën e Reds. Mane bëhet kështu futbollisti i dytë senegalez që fiton këtë trofe prestigjioz: në të kaluarën Topi i Artë është fituar vetëm nga El Hadji Diouf, që rrëmbeu dy trofe në 2001 e 2002.

Mohamed Salah nuk arrin kështu të barazojë rekordin e tre fitoreve radhazi të mbajtur nga Eto’o e Yaya Touré, që mbeten edhe më të titulluarit në absolut (4 suksese).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *