• |
ide | kryesore

Shfaqet video hard e trajnerit të Sadikut e Bares: Malaga pezullon Del Amo

Sport



Malaga ka pezulluar trajnerin e saj, Victor Sanchez del Amo, pasi në ditët e fundit ka nisur të qarkullojë në rrjet një video hard e tij. Vendimi ka qenë me efekt të menjëhershëm dhe do të qendrojë i vlefshëm “deri kur të përfundojë hetimi”, lexohet në një komunikatë për shtyp të klubit. Pask orë më parë, Sanchez del Amo kishte denoncuar: “Jam viktimë e një krimi kundër intimitetit tim”.

Në pritje të qartësohen faktet, gjithcka vërtitet rreth komunikimeve zyrtare, në fillim nga ana e trajnerit të dy lojtarëve të kombëtares së Shqipërisë Armando Sadiku dhe Kejdi Bare dhe më pas nga klubi andaluzian: “Ju informoj se kam qenë viktimë e një krimi kundër intimitetit tim me ngacmime dhe presione – kishte postuar në tekniku spanjoll – Cështja është në duart e policisë e unë do të ndjek instruksionet e tyre. Sidoqoftë, dua tiu informoj se shpërndarja e një materiali me përmbajtje intime të kujtdo personi është një krim, që si përmes rrjeteve sociale, mesazheve o cfarëdo forme tjetër, sipas asaj që përcakton artikulli 97 i Kodit Penal, dënohet në kohën kur ndodh pa miratimin e personit të përfshirë. Faleminderit për mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj”.

Pak orë më pas, erdhi vendimi i shoqërisë: “Në bazë të ngjarjeve të ndodhura, që nuk janë verifikuar ende, Malaga pezullon nga funksioni menjëherë trajnerin Victor Sanchez del Amo deri në përfundim të hetimeve”.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *