• |
ide | kryesore

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, autorët në kërkim

Arkiva, Lajme, Të fundit



Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur sot në fshatin Grudë në Shkodër.

Mësohet se plumbat janë shtënë në drejtim të shtëpisë së Gjergj Mhillajt, nga dy persona, që janë identifikuar nga policia dhe janë shpallur në kërkim.

Mësohet se nuk ka të lënduar në njerëz.

Shkodër 

Më datë 08.01.2020, rreth orës 12:40, në fshatin Grudë, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit Gj. M. 63 vjeç, pa shkaktuar dëme në njerëz.

Nga veprimet e para hetimore autorë të dyshuar janë shtetasit A. K. 37 vjeç, dhe N. K. 28 vjeç, (vëllezër) banues në lagjen Skenderbeg Shkodër.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, veprimet po kryhen me grup hetimor dhe punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *