• |
ide | kryesore

Allegri në qershor: Manchester United vendos për trajnerin

Sport



Vetëm dy fitore në gjashtë ndeshjet e fundit kanë dobësuar pozicionin e Ole Gunnar Solskjaer tek Manchester United e në Angli tashmë janë kthyer të mendojnë për Massimiliano Allegri, kandidat për pankinën e Red Devils edhe përpara se të vendosej për Solskjaer. Ish-tekniku i Juventus në efekt është kontaktuar informalisht nga drejtuesit e klubit anglez, por ka kthyer të njëjtën përgjigje që i ka rezervuar të tjerëve, që e kishin kërkuar muajt e fundit: “Faleminderit por nuk futem në lojë me kampionatin në vazhdim: do të pres deri në fund të sezonit”.

Pasi është afruar me pankinën e Arsenal, që më pas firmosi me Arteta, tani Allegri kthehet kandidati I vetëm për Red Devils, një hipotezë gjithnjë e më e mundshme, duke qenë e sponsorizuar nga Alex Ferguson, gjithnjë tepër vlerësues ndaj italianit, që në anën tjetër nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për një eksperiencë në Premier League. Por kohët nuk janë pjekur ende, Allegri prêt fundin e këtij sezoni që e ka dashur pushim, për tu kthyer në pankinë në sezonin 2020/21.

Nëse situata tek Manchester United precipiton, Daily Mail ka bërë të qartë se klubi mund të mos presë dot deri në qershor, duke marrë Mauricio Pochettino si zëvendësues të mundshëm të Solskjaer.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *