• |
ide | kryesore

Apeli fundos ish-sulmuesin e Juventus me 3 vjet e 6 muaj burg: avokati akuzon për tendencë

Sport



Ish-sulmuesi i Juventus Fabrizio Miccoli është dënuar në apel me 3 vjet e 6 muaj për zhvatje e agravuar me metodën mafioze. Vendimi i dhënë në seksioni i parë penal i Gjykatës së apelit në Palermo, konfirmon atë të shkallës së parë. Ish-kapiteni i Palermos mungonte në momentin e leximit të vendimit. Avokatët e tij kanë bërë të ditur se do të prezantojnë ankimim tjetër kundër vendimit.

Gjykata ka pranuar tezën e akuzës, sipas të cilës ish sulmuesi – mes të tjerëve i Palermos, Juventus, Fiorentina e Lecce – i është drejtuar Mauro Lauricella, të birit të një bosi të mafias për të rikuperuar një shumë parash, afërsisht 20mijë euro lidhur me një kredi të marrë nga ish-fizioterapisti i Palermo Giorgio Gasparini ndaj sipërmarrësit Andrea Graffagnini.

I ashpër komenti i Gianpiero Orsino, një nga avokatët e ish-futbollistit. “Ky procedim ka nisur në shkallën e parë kur kishte që në atë kohë një kërkesë për ta arkivuar nga ana e Prokurorisë që nuk është marrë në konsideratë. Një prerje koke. Sot kemi një person krejt jashtë ngjarjes, që nuk mund ta përfshijë – ishin fjalët e tij -. Edhe një profan, duke lexuar letrat, do ta kuptonte si është përcaktuar vendimi. Jemi përpara një dënimi që nuk ka lidhje me faktet. Vetë prokuroria kishte vendosur kohë më parë të mos kërkonte proces sepse nuk kishte asnjë hipotezë krimi të Miccoli”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *