• |
ide | kryesore

Çështja e çuditshme e Rafidine Abdullah: me dy klube në dy shtete për 15 minuta!

Sport



Rinis merkato, rikthehen historitë absurde, edhe e mbi të gjitha falë rrjeteve sociale. Një pjesë të kaosit e krijojnë në fakt edhe klubet, që ndonjëherë janë të aftë të bëjnë konfuzion edhe për të tjerët si në rastin e Rafidine Abdullah.

HERCULES? Mesfushori francez, i rritur në moshat e Marseille e që në karrierë ka veshur fanellat e Lorient, Cadice e Waasland-Beveren, deri në mëngjesin e 9 janarit 2020 ishte pa kontratë. Pastaj, si tregon AS, në orën 11:50 profili Twitter zyrtar i Hercules, skuadra spanjolle që militon në Segunda Divisiòn B, ka postuar foton e tij, me shkrimin e qartë: “Mesfushori Rafidine Abdullah fillon sot të stërvitet me Hercules. Klubi ka një opsion për ta vënë nën kontratë”. Me pak fjalë një provë, përpara vendimit final. Por ka një problem…

JO, ZVICËR – Që vjen direkt nga Zvicra e nga faqja zyrtare e Stade Lausanne-Ouchy, që duhet thënë kishte paraprirë me 15 minuta postimin për të njëjtin lojtar: në 11:36 zviceranët njoftonin me krenari blerjen e… Rafidine Abdullah. “Do të veshë fanellën tonë deri në 2021”. E, natyrisht shpërthn kaosi. Formë e dyfishtë? Rrezik skualifikimi për mesfushorin? Në fakt është e thjeshtë, futbollisti nuk ka arritur akordin me Hercules e ka preferuar të firmosë menjëherë me zviceranët.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *