• |
ide | kryesore

Fonseca mesazh për Ronaldon: “Shpresoj që pas ndeshjes të jetë i inatosur”

Sport



Paulo Fonseca i ka dërguar një mesazh të qartë bashkëkombasit të tij Cristiano Ronaldo pak ditë nga sfida e kampionatit mes Romës e Juventus: “Cfarë do ti them? Nuk e di, por shpresoj që të jetë i inatosur pas ndeshjes – ka thënë tekniku verdhekuq – Juve është një skuadër e madhe, më e forta në Itali së bashku me Inter, do të jetë një ndeshje e fortë”.

Në prag të sfidës me bardhezinjtë Fonseca është i qetë: “Do të jetë si një ndeshje normale, do të luajmë kundër një skuadre të madhe, por për ne do të jetë një ndeshje e zakonshme. Juve e Inter janë skuadrat më të forta të Italisë, por nuk mund të them kush është më e fortë. Këto janë ndeshjet që të gjithë duam të luajmë” ka thënë portugezi.

Fonseca ka dribluar në fakt pyetjet mbi merkaton (“Jemi të kujdesshëm, por nuk mund të them më shumë”) e në fund ka folur për të ardhmen e mundshme në stafin teknik të verdhekuqve të ish-kapitenit Daniele De Rossi: “Unë nuk e njoh si njeri, pòr e njoh si lojtar dhe ka qenë i jashtëzakonshëm. Ishte një lojtar shumë i fortë që ka patur një karrierë të madhe e mua më pëlqen të flas me të gjithë protagonistët e mëdhenj të futbollit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *