• |
ide | kryesore

Grida Duma: Nëse zgjedhjet bëhen nesër, Rama humbet

Arkiva, Lajme, Të fundit

Ish-deputetja e PD-së, Grida Duma deklaroi se reforma zgjedhore nuk mund të jetë thjesht riparim i kodit elektoral. E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Duma ngriti shqetësimin se në politikë dhe jo vetëm, mungon konkurrenca, e cila sipas saj po varfëron njerëzit.

Sipas saj nëse nesër do të mbaheshin zgjedhje të parakohshme në vend, padyshim që qytetarët do të votonin kundër kryeministrit Edi Rama.


“Reforma nuk mund të jetë thjesht riparim i kodit elektoral. Propozimet për kodin zgjedhor janë të domosdoshme. Bërja me dije strukturave, apo qytetarëve, është një proces i domosdoshëm. Kam menduar dhe mendoj se reforma zgjedhore nuk mund të jetë riparim burokratik i kodit elektoral. Liria e votës së lirë nuk është vetëm potencë në letër.

Unë vijoj të besoj se në politikën shqiptare duhet të rritet konkurrenca. Duhet t’i jepet mundësi sistemit të frymëzojë. Sado të diskutohet, një gjë është e sigurt se sot mungon; konkurrenca. A është e nevojshme të themi se çfarë ndodh brenda partive? Jo! E dinë të gjithë shqiptarët. Problemi në Shqipëri është se politika duket sikur punon për politikën, por ajo punon për ekonominë.

Nëse nuk e çojmë ujin tek konkurrenca, te përfshirja në politikë, kjo e bën shoqërinë që të motivohet dhe të prodhojë. Të prodhojnë në politikë dhe në ekonomi më pas. Zhdukja e konkurrencën në çdo qelizë, është duke varfëruar Shqipërinë. Njerëzit që do të votojnë padyshim që e rrëzojnë Edi Ramën.

Sot politika është e mbyllur, këtu po bëhen interesa dhe afera të mbyllura. Ne themi PPP, por këto janë hajdutëri, janë tendera të negociuara. Ato janë vjedhje, s’kanë as emrin e vet. Nëse shqiptarët sot votojnë, do të votonin kundër kësaj qeveri. Ajo që i duhet politikës shqiptare është që njerëzit të vet prodhojnë. Reforma elektorale duhet të jetë frymëzuese. Ne duhet të hyjmë në këto zgjedhje për t’i fituar ato.”, tha Duma.

11 Comments

  1. Kur nje anglez po intervistonte nje italian ne fushen e muzikes , ai nje e dy thoshte ne jemi nr 1 ne bote , muzika italiane eshte me e mira ne bote , si muzika italiane nuk ka . Ndersa e degjoje mburrjen e italianit , intervistuesi pohonte me koke . Ne nje fare pike , kur mburrjet e italianit u bene te padurueshem , intervistuesi anglez pak i nenvleresuar dhe i nervozuar e pyet : Mos ndoshta po e tepron dhe je duke e ofendon sadopak muziken angleze ? Po muzika angleze dhe kengetaret anglez ne ç’kategori jane sipas teje ? Pergjigja e italianit ishte brilante : Po flasim per njerez dhe jo per yje (stiamo parlando di uomini e non delle stelle) .

    Ne politike , te nejten gje do te thoja per ju zonja Duma . Ju jeni nje yll , biles nje yll vezullues ne ngjitje .
    RESPEKTE !!!

  2. Megjithate kushdo qe do marre pushtetin nga opozita do filloje te qahet per borxhet qe i ka lene Rama. Keshtu jemi te garuar ne justifikojme punen e dobet si psh fajin e ka Saliu.
    Infektuam dhe Trumpin me fajin e ka Obama………

  3. Grida po te lejohet fiton se si femer seksi qe eshte ja prish mendjen perendimoreve qe lulzimja i sulmon sot,nje te zberthyer komcat e kemishes dhe hollandezet dhe makroni lejojne shqiperine ne be

  4. Nuk je as politikane e as yll jw femer fallso ne pamje te jashtme e femer fallso ne politike po te ishin yjet si Grida Duma nuk do te pranonin te dilnin ne qiell zgjidh me mir hallet tuaja zonja Grida sepse eshte turp te jesh ti ne politik ti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu