• |
ide | kryesore

Justin Bieber tregon për sëmundjen që vuan

Paparazzi, Slider



Dokumentari i ri i Justin Bieber do të zbulojë betejën e këngëtarit me sëmundjen Lyme. Burime që kanë parë dokumentarin thanë për TMZ se Justin flet për momentin kur mori vesh se ishte infektuar.

Sëmundja “Lyme” ose e njohur ndryshe si “Lyme borreliosis”, është nje infeksion i cili shkaktohet nga bakteri Borrelia dhe gjendet në 25% të njerëzve. Ai shfaqet në formën e njollave të kuqe në lëkurë si dhe shkakton kruarje të shpeshta. Në një formë më të avancuar, pasojat e saj arrijnë deri në humbje të aftësisë lëvizëse të fytyrës, dhimbje të forta koke, temperaturë e lartë si dhe probleme me zemrën. Thuhet se Justin u pickua nga insektet që bartin bakterin në fund të verës së 2019-s. Fotot e publikuara në shtator, ku ai shfaqet me serum në krah, janë realizuar pas një trajtimi për sëmundjen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *