• |
ide | kryesore

Juve, Higuain ndalet: është në dyshim për Romën

Sport



Tre ditë nga ndeshja e madhe kundër Romës, Gonzalo Higuain alarmon Juventus. Siç raporton faqja zyrtare e Juventusit, sulmuesi argjentinas “kreu stërvitje të personalizuar, pas një lodhje të lehtë në kofshën e majtë”. Asgjë veçanërisht shqetësuese, por sfida e Olimpico po troket dhe për këtë arsye Pipita mund të konsiderohet në dyshim. Në rast konfirmimi, Ramsey do të veprojë si fantazist pas Ronaldos dhe Dybala.

Juve do të kryejë të premten në mëngjes një seancë të re stërvitore e cila do të japë më shumë informacion mbi shëndetin e Higuain. Vetëm nëse lodhja do të ketë kaluar plotësisht, Sarri do të mbështetet te Pipita. Kjo edhe sepse alternativat nuk mungojnë: duke filluar nga Ramsey, autor i një testi të shkëlqyeshëm kundër Cagliari, për të vijuar te Douglas Costa dhe duke përfunduar me Bernardeschi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *