• |
ide | kryesore

“Juventus, jam Icardi” skenar i befasishëm merkato: në verë argjentinasi do bardhezinjtë

Sport



“Për të ardhmen do të flasim në fund të sezonit por do të isha i lumtur të qendroja tek Psg”. Mauro Icardi nuk zbilancohet mbi të ardhmen pas tregolëshit në 6-1 ndaj Saint Etienne në Kupën e Francës. Por ‘Repubblica’ diznjon një skenar tjetër: ish-kapiteni i Inter dëshiron të kthehet në Itali dhe të veshë fanellën e Juventus, ku u duk fare pranë në verë. Maurito e bashkëshortja-menaxhere Ëanda Nara po përgatisin terrenin për një kalim tek bardhezinjtë në verë, kur të përfundojë huazimi tek Psg, duke iu kundërvënë blerjes përfundimtare nga ana e klubit francez (fiksuar për 70 milionë euro).

Në Paris sulmuesi ka rigjetur instiktin e golashënuesit: 19 prezenca mes Ligue 1 e kupave e 17 gola të shënuar nga Icardi me fanellën e re: “2020 ka nisur mirë për mua e për skuadrën e raporti me Cavani, Neymar e Mbappé është i mirë. Mund të bëjmë diferencën në cdo moment. Jemi një skuadër e vërtetë”.

Maurito ka rilindur nën Tour Eiffel por dëshira është të kthehet në Itali për të jetuar me familjen e tij. Tek Inter për argjentinasin nuk ka vend e ai kërkon Juventusin, sipas asaj që bën të ditur La Repubblica, “nuk e ka braktisur kurrë idenë për të kaluar tek bardhezinjtë”. Në anën tjetër Juventus është i pajisur mirë me Cristiano Ronaldo, Dybala e Higuain, por Icardi nuk është se nuk preferohet. Mosha (35 në shkurt CR7, 32 në dhjetor Pipita) po fillon të bëhet e rëndësishme. “Mauro të largohet nga Psg në fund të sezonit? Vendimi i përket atij” – ka deklaruar Ëanda Nara. Por duket se sulmuesi ka vendosur tashmë e në këtë pikë duhet ulur në tavolinë me Inter.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *