• |
ide | kryesore

Listat e mbyllura/ Ku manipulon Basha në përgjigjet e tij

Arkiva, Kryesore



Më në fund, Lulzim Basha, ka folur me gojën e vet lidhur me debatin nëse duhet ndryshuar apo jo sistemi zgjedhor në Shqipëri.

Prej disa ditësh, që kur lëvizja Nisma Thurje, ka depozituar në parlament frytin e vullnetit të mbi 50 mijë qytetarëve, që kanë firmosur për ti hequr monopolin kryetarëve të partive për të emëruar deputetët, dhe për ti’a deleguar atë votuesve, argumentat kudërshtuese të opozitës kanë qenë të dobta.

50 mijë nënshkrime/ Nisma që sfidon njëkohësisht dhe Ramën dhe Bashën

Monika Kryemadhi u shpreh fillimisht se nuk ka më kohë të ndryshohet sistemi me lista të mbyllura. Më pas nga PD u tha se çdo lloj sistemi nuk të mbron dot nga vjedhja e votës.

Pasi kishte nxjerrë disa zyrtarë të partisë dhe disa analistë pranë tij, për të dhënë përgjigje të tërthorta mbi këto argumenta, shefi i PD ka shprehur mendimin e tij, por duke i’u shmangur thelbit të problemit.

Sipas Bashës:”Cilido sistemi të zgjidhet, do të dështojë, nëse nuk garanton ndarjen e politikës nga krimi”. Dhe duke mos u mjaftuar me këtë ai ka shtuar: “alibia se fajin e ka sistemi mund të kthehet në një shtojcë të propagandës së Ramës, sipas të cilës jemi të gjithë njësoj”,

Në fakt, në të dy argumentat Lulzim Basha ka të drejtë. Ende nuk është shpikur asnjë sistem në botë që të ndalojë vullnetin për të vjedhur. Në këtë kuptim, kalimi nga listat e mbyllura tek ato të hapura nuk është një shkop magjik, që ndalon hajdutët dhe kriminelët të ndryshojnë rezultatin e zgjedhjeve. Basha po ashtu thotë 100% të vërtetën kur pretendon se alibia se faji i vetëm është te sistemt, i shkon për shtat Ramës.

Por, duke i pranuar këto të vërteta duhet thënë se ai manipulon rëndshëm në mënyrën se si e parashtron tezën. Sepse askush nuk ka thënë se kalimi nga listat e mbyllura tek ato të hapura e ndalon totalisht abuzitivizmin. Askush nuk ka pretenduar se faji i vetëm është i sistemit. Pra në këtë kuptim Basha dhe mbështetësit e vet replikojnë me subjekte fantazëm që kuk ekzistojnë.

Andi Bushati:Prova e një marveshjeje të fshehtë Basha –Rama

Dhe këtë e bëjnë me qëllime manipulative.

Sepse ata që kërkojnë listat e hapura si një mjet për ti zhveshur nga bajraktarizmi kryetarët e partive, për ti hequr atyre vendimarrjen absolute se kë do emërojnë deputetë, nuk janë kundër forcimit të ligjit për financimet e fshehta të partive në fushatë, nuk janë kundër ashpërsimit të dënimit për blerësit dhe vjedhësit e votave.

Paketa e tyre jo vetëm që i përfshin atoqë kërkon Basha, por ajo është edhe më radikale. Pra ajo jo vetëm që nuk i shërben Ramës, por ajo parashikon të parandalojë edhe krijimin e një modeli Rama bis, pasi ky origjinali të rrëzohet.

Ndoshta pikërisht për këtë Bashës nuk i pëlqen ky propozim që e zhvesh nga pushteti personal absolut. Dhe ndoshta pikërisht për këtë ai e sulmon projektin që ka mbështetjen e së paku 50 mijë qytetarëve, duke u marrë me detaje anësore, por jo me thelbin e tij.

©Lapsi.al



46 Comments

  1. Më duket se jeni paguar nga edvini për diversion

    Nqs do të ndryshojë sistemi duhet minimumi 1 vit në mos më shumë, pra i bie në zgjedhjet e vitit 2021, kue emergjenca kombëtare është se edvini ka mbaruar me gjithçka dhe duhet të largohet, mirë është të largohet me dhunë, sa më parë.

    1. Edhe luli vete nuk e beson se mund te kete zgjedhje para 2021. Po ju te Pd-se filloni te organizoheni , te fusni njerez te mire ne parti , te beni nje program qe ngjall entuziazem ne popull se ndryshe do humbni dhe zgjedhjet e 2021. Nje vit e gjysem kohe biles eshte pak per aq pune sa ka Pd perpara.

  2. Nga fajin e ka Saliu, po kaloni në fajin e ka Luli, jeni bërë njëlloj si rilindja edhe ju të lapsit që dukeni si të paanshëm.

      1. Kam përshtypjen unë, se çeshtja e sistemit elektoral sot, përdoret politikisht për të futur opozitën në sistem kur në fakt opozita me djegjen e mandateve është jashtë sistemit, dhe problemi nuk është sistemi elektoral se me këtë sistem Luli vërtet i zgjodhi vetë kandidatët për deputetë, por gabimet e Lulit me Rudinën e ata kandidatë që sot ndodhen në parlament, nuk krahasohen me deputetët dhe kryebashkiakët me rekorde kriminale që përzgjodhi Rama.

  3. Sepse ata që kërkojnë listat e hapura si një mjet për ti zhveshur nga bajraktarizmi kryetarët e partive, për ti hequr atyre vendimarrjen absolute se kë do emërojnë deputetë, nuk janë kundër forcimit të ligjit për financimet e fshehta të partive në fushatë, nuk janë kundër ashpërsimit të dënimit për blerësit dhe vjedhësit e votave.

    Fiks!

    1. ne kete menyre kriminelet nuk kane se si te hyne ne parlament me vote.. vetem po paten karizmen e pablo eskobarit te populli

  4. Basha është deklaruar publikisht se pamvarësisht që nuk e shikon të keqen e madhe vetëm tek kodi zgjedhor, personalisht preferon sistemin propocional me lista të hapura. Ndërkaq ai vë theksin se për të bërë në Shqipëri tgjedhje të rregullta , është e domosdoshme që drejtësia të ndëshkojë ata që kanë abuzuar me votat.
    Shkrimi hapet me titullin se Basha “MANIPULON me përgjigjet e tij, por në shkrim nuk paraqitet asnjë argument e fakt se ku qëndron “manipulimi” i Bashës.
    I vetmi “fakt” që përmend Basha në përgjigjet e tij, është se ai shikon me dyshim manipulimin e opinionit publik me idenë se të gjithë politikanët e partitë aktuale politike në Shqipëri, cilësohen padrejtësisht njëlloj “të korruptuara”.
    Në fakt, nuk ka përgjithësisht në PD deputetë, ministra apo kryetarë të bashkive për të cilët është vënë gishti se kanë ardhur nga bota e krimit apo kanë bashkëpunuar me bandat kriminale të trafiqeve të pista apo janë denoncuar edhe me përgjime të prokurorisë për vjedhje e blerje votash..
    Vazhdohet të manipulohet publiku me disa ngjarje të vjetra që janë hetuar e gjykuar nga drejtësia si Gërdeci, e 21 janari që edhe vetë Rama nuk i përmend më pasi janë tema kompromentuese edhe për te personalisht.
    E shoh si manipulim të opinionit publik edhe pretendimin se 50 mijë shqiptarë paskan vënë firmën njëlloj edhe kundër qeverisë edhe kundër opozitës.
    Që propoganda e Ramës se Shqipëria ka një opozitë të dobët me një lider që “fle gjumë”, e mbështetur edhe nga disa analistë “armiq” të përhershëm të PD e kritikë të Ramës, gjë që e ka çoroditur elektoratin shqiptar e që si rezultat ka sjellë mospjesmarjen në zgjedhje të një përqindje të madhe të shqiptarëve edhe ky është një fakt i dukshëm flagrant.
    Është gjithashtu e kuptueshme që më të interesuarit për të bërë opozitën e opozitës reale, janë ata të ashtuauajturit opozitë që rekrutoi Rama në parlament, të cilët as mund të mendohet se mund të krijojnë ndonjë parti që të konkurojë politikisht me opozitën reale.
    Interesat e tyre nuk janë pra afatgjata, por afat shkurtëra, e thjeshtë përpiqen të shtyejnë edhe disa muaj për të marë rrogat e majme të deputetit e për të bërë emër e protagonizëm butaforik.
    A mos shpreson dikush që të krijojë ndonjë forcë “të re” politike , luftëtarë të vendosur kundër kapitalizmit e imperializmit, duke pretenduar ta demaskojnë kapitalizmin e modelit mafioz të Ramës duke e përgjithësuar edhe PD si një pjesë e sistemt kapitalist antipopullor ?
    Shqiptarët që provuan modelin “majtist” më kriminal të diktaturës komuniste, modelin stalinist për 47 vite, e kanë të drejtën të krijonin një forcë të re politike të ekstremit të fjathtë, siç po ngjet edhe në Europë e jo tju kthehen ideve antikapitaliste demokratike.

    1. Kjo force quhet nisma thurrje. Ca copa kari qe i kane vene atje vetem qe pd mos marr votues. Rama eshte vetem per pwrcarje bashke me sorosin dhe nje tuf me evropian “moralista”. Pd duhet te beje te pamendueshmen. Sidomos tani qe piramida do transformohet ne qender inivacioni teknologjik —> pra eshte vulos zyrtarisht si fenomen ne shqipri. Te pamendueshmen duhet te beje. Dhe shihni si do dalin te huajte pastaj. Neve jeki gati te ndihmojme, une njehere personalisht po, por duhet ta bejne ata hapin e pare. Tjerat transformohen automatikisht ne shtojce e rames.

  5. Reforme kushtetuese me Ramen? Keni pire nga ajo gjeja rilindjes mo apo cfare? Fajin nuk e ka sistemi, por Rama. Po t’i hysh analizes se sistemit qe propozohet mund te dale me keq se i vjetri. Ju nuk beni analize reale, por leshoni postulate ne vakum, pa marre parasysh rrethanat e vendit. Ne Shqiperi nuk ka askush vota personale pervec njerezve si Tom Doshi dhe Lefter Maliqi. Vetem njerez si keto doni ne parlament? Njerez qe jane te pavarur nga kryetari por te lidhur me krim a me trafiqe. Nese ndonjeri prej jush mendon se Jozefina apo Dash Shehi kane me shume vota personale se Toma, atehere le te rroje ndryshimi i sistemit. Per mua me mire Romeo Gurakuqi i Bashes, sesa ndonje pallosh me leke e kriminel qe do e zevendesonte me sistemin e ri ngaqe di me vjedh vota.

        1. Po pse mor bolja e fishkur e gjuzit, te jesh mos jesh dakord me Shabanin shumeperdorimesh do te thote se te paguan SHQUP-i? Per kurvat po kerkon ne drejtim te gabuar se i ke tek shtepia dhe tek partia

    1. Eshte e kunderta e asaj qe ti thua . Tom Kodoshi merr 5 vota ne shkoder dhe asnje ne te gjithe shqiperine . Pastaj perveçkodit duhet edhe vullnet politik .Pa buonsens nuk kurre ka pune te mire . Nejse ndryshimet jane nje domosdoshmeri , per kete besoj se je OK?

      1. Po flisja per prorpocional rajonal me lista te hapura, sepse ai tjetri eshte nje gje e cuditshme qe nuk ia vlen as te merresh dhe nuk ka per t’u bere kurre. Shqiperia eshte e vogel, por ka realitete shume te ndryshme qe duan perfaqesim te vecante. Ndryshimet duhen, por ne fillim lahet fytyra nga zhuli pastaj vihet make-up. Te vesh make-up mbi zhul eshte pikerisht ajo qe ben dhe do Rama. Sistemi Hajdari-Gjoni duhet te presi derisa te behen kushtet per t’ju nenshtruar analizes, ballafaqimit me te tjere dhe pse jo referendumit.

        1. A mund te na sqaroni kush do ti caktoje kandidatet pe deputet ne listat e hapura,dhe pyetja e dyte kush duhet te udheheq fushaten ne rang qarqesh siç ju e mendoni te jete?

  6. O shpellkare te lulzimes nuk mund te flase per vjedhje votash kur ky lulzime vodhi dy here votat brenda partise me ndihmen e salihut dhe sot eshte kryekari i pd pas salihut,ky o shpellkare u be kryekar bashkie me vota te vjedhura live ne tv nepermjet ristanit te salihut,ky duhet te largohet nga pd dhe te shkoje te babushi hollandez dhe te vazhdoje jeten

  7. Po a nuk implementon sistem elektoral proporcional me lista te hapura vendi ku te mesoi ty se cjane ligjet mer lul? Cfare po mbron?

    1. Mesa di une, ndoshta jam gabim, edhe sistemi Hollandez bazohet tek renditja ne lista e bere nga kryetari. Vetem ata te renditurit poshte qe marrin mbi 20 apo 25% spostojne ata qe kane fituar ne baze te renditjes se kryetarit.

      1. E ke gabim Neri. I vendos partia listat. Kryetaret vendosin listat vetem ne shqiperi dhe vendet afrikane me se shumti. Si rregull eshte qe kryetari vendoset i pari ne liste ne hollande, por nejse.

      2. Gjithsesi, siperkomentuesit paskan te drejte qe je simpatizant i PD. Eshte e cuditshme te dish nje gje kaq specifike dhe teknike per 25% e spostimeve te hollandes dhe ben sikur nuk din vendosjen e listave nga partia.

        1. Pas 30 vjetesh demokraci kemi te drejte te informohemi edhe pa urdher partie apo jo? Meqe u fute ne dyshim po te them qe Interesi i perkohshem per sistemin hollandez me ka lindur jo nga Luli por nga Thierry Baudet. Cilesine e kujteses per shifrat nuk e kam prej Lulit por prej atyre qe me kane pjelle. Edhe ne Shqiperi referimi qe listat behen nga kryetaret eshte informal dhe jo ligjor. Kryetari perfaqeson partine. Nuk ka ligj ndoshta as ne Afrike qe t’i diktoje partive organizimin e brendshem sepse parimisht jane organizime vullnetare.

          1. Argumenta invalide ne kete rast dhe ti vete e di, perpilimi i listave nga kryetari eshte nderkallje normative e statutit te partise dhe seshte informal. Mos u bej sharlatan. Gjithsesi simpatia jote per racistin Baudet shpjegon shume.

          2. Edhe Marksizmi ishte risi, por u shnderrua ne katastrofe. Edhe Varufakizmi eshte risi qe ka te njejten perspektive (Marksizem me etikete te re). Mrekullia e tregjeve eshte qe asnjeri nuk ka per detyre t’i mendoje te gjitha. Ndryshimi per hir te ndryshimit eshte pa vlere. Per te gjitha ato shqetesimet e kapitalizmit ke pergjigje ekselente tek Liria dhe kapitalizmi i Fridman. E verteta eshte qe shteti vete eshte monopol artificial, i bazuar ne asimetrine e informacionit dhe qe prodhon pafund eksternalitete, pabarazi ne taksim e shperndarje etj. Per me teper zoteron rreth ose mbi 40% te ekonomise ne vendet e rendesishme.

        2. Ore doktori Gjëlpëra !
          Që nga meraku që paske se ky komentuesi me të cilin polemizon qenka “simpatizant i PD” meret vesh se ti qenke simpatizant i PP.
          Që ka në Shqipëri tragjikisht akoma shumë mendje të shpëlara nga propogandat komuniste e që ERTV vazhdon tju bëjë akupunkturë kineze në tru, ky është tashmë realitet, për faktin se në krye të Kuvendit të sistemit demokratik pluralist, kemi akoma një ish ministër të fundit të Sigurimit famëkeq.
          O skllevër !
          Po si nuk vutë mend për 47 vite që diktatura komuniste veproi me ju si kavje eksperimentale, që të mos ta vini në përdorim trurin që ju a ka falë Zoti e të mendoni veç me trurin e një diktatori ?
          Pa më thoni o revolucionarë marksistë, se sa “komunistë të devotshëm” zhduku e vrau duktatori paranoiak gjatë 45 viteve sa ndejti në pushtet e qenkeni në hall të madh që shqiptarët të udhëhequr nga PD e përmbysën ate sistem diktattural monstruoz e sollën
          A mos ishte Gramoz Rruçi apo Tao Palla ata që e sollën sistemin demokratik pluralist ? sistemin demokratik pluralist perëndimor ?
          Apo mos ishte i nipi i Spiro Kolekës ?
          Jo po “socialistë” ka edhe perëndimi demokratik !!!!!
          Po cili nga socialistët e Europës perëndimore ja qenë pjesë e një regjimi diktatorial stalinist ?
          Jo po edhe PD ishte produkt i po asaj shoqërie të regjimit enverist !!!!
          Po a nuk është edhe ky mendim, pjesë e trushpëlarjes së propogandave komuniste që gjithë njerëzit janë njëlloj e kanë të njejtin tru.
          Nëse vërtetë të gjithë njerëzit do të kishin njëlloj tru gjenial, vërtetë që bota do ta kishte arritur “mrekullinë” e sistemit të bollëkuk komunist që para shumë shekujsh, por është e provuar shkencërisht, që jo të gjithë njerëzit janë të pajisur me tru, jo më gjenial, por as edhe mesatar.
          Sot shkenca ka arritur të provojë me teste të EQU shkallën e inteligjencës natyrore të njerëzve që shkon nga zero që e kanë budallejtë, e deri në shkallën mbi 200 që e kanë shumë pak gjenij të planetit.

          1. Edhe statutet e partive e kane qe i miraton kryesia, a ndonje organ tjeter. Po ne nuk duam te tallim veten me formalitete se dihet qe kryesia eshte kryetari. Nese si garanci e sistemit elektoral jane menduar organet e partise mjere sistemi. Nuk jam racist por liberal. Gjithsesi, nje personazh qe eshte me shume pianist se racist, qe ka phd ne moshe aq te re ne nje nga universitet me te mire ne Europe (gje e ralle per politiken ne perendim) dhe qe i krijoi nje thyerje interesante sterilitetit politik ne Europe eshte e natyrshme te ngjalle kersheri. Kersheri me shume se simpati, ashtu sic Geert Wilders (racist in chief) per shembull me ngjall vec neveri

          2. Neri e din ku ndryshojne pikepamjet tona politike?? Fare thjeshte. Kur shikojme nje endacak ne qoshe te rruges qe kerkon lemoshe, ti thua- Ky e meriton te jete ketu se kaq tru ka..Ndersa une ia hedh fajin sistemit per mosrehabilitim.. Eshte e vertete, kapitalizmi dhe fondamentalizmi i tregut jane pasqyrimi me i mire i darvinizmit social dhe selektimit natyror. Ama te mos harrojme se jemi qenie qe tashme kemi arritur ne nje stad te iluminuar ndergjegjeje, ku nuk na pershtat me mjedisi, sepse jemi ne ato qe e pershtasim dhe e manipulojme mjedisin per rreth.

          3. Qe te jemi te qarte, replikuesi i paemer nuk jam une. Une per vete besoj tek meshira kristiane apo njerezore, por gjithashtu mendoj se shteti me shume prish pune sesa rregullon kur nderhyn shume. Fajin e ka sistemi, por sistemin e bejne njerezit dhe nese njerezit nxiten mos marrin pergjegjesi behen viktima te tij. Shoqeria fillon nga individi. Sado njeriu te perpiqet te nenshtroje natyren perfshire natyren e tij, nuk duhet te synoje kurre te nenshtroje lirine individuale sepse pastaj nuk eshte me njeri. Per mua ai eshte kufiri dhe ne fakt ai ishte thelbi i iluminizmit.

          4. Neri ke degjuar per falimentin e tregut, oligopolet natyrale, asimetrine informative, konkurrencen e padrejte, eksternalitetet negative te ndermarjeve ne shoqeri e mjedis, rritjet e pabarazive? Keto dhe shume te tjera vijne nga mosnderhyrja e shtetit ne tregun e lire. Gjithsesi rrespektoj mendimet e tua, pavaresisht se jane te vjetra, te provuara e pa fryte per shumicen. Ndaj te ftoj dhe ty te mendosh se duhen dhene zgjidhje te reja per problemet e vjetra.

  8. vertet mendoni se fajin e ka sistemi? Po pse nuk ka faj ne vendet e Be ky sitem? Ketu maxhoritari keq, kryetarte e bashkive me rekorde kriminale, proporcionali keq, deputete me rekorde kroiminale. Po pse me lisatat e hapura krimineli nuk i fiton zgjedhjet….haaaa. te gjitha vendet ne oparlament sepse ju ble voten votuesve te varfer ose i kercenon….dhe votu

    Krimi dhe blerja e zgjedhjeve nuk pyesin per sistem zgjedhor.
    Ne sherbim te Rames kush thote te kunderten.
    Rilindje-Rame beni zgjedhje qe neser dhe shiheni a do fitoni dot me kriminelet qe po pergjakin ruget cdo dite dhe shtetin prej lecke qe kemi. vetem gaz qytetareve ju hedh, prish shtepite e tyre…….njerezit duan qetesi….edhe voten shiheni nuk ja japin kesaj pjelle qe i varferoi ndhe shkateroi

  9. Ne pergjogje te Komentuesit thote NUK KA KOHE.

    Sa I tjeter eshte Kyle trike, qe persorin Deputetet e perjetshem te parlamentit???????

    Une dua qe ne Fleten e Votimit te kete edhe nje OPSION ne fund te fletes.

    ========================================
    Asnje nga te Mesipermit

    NONE OF THE ABOVE
    ========================================

    Une dua te votoj MOSBESIMIN tim.

    PERSE NUK MA JAPIN KETE MUNDESI??????

    QELBESIRAT ma kufizojne ne fleten e VOTIMIT kete te drejte KUSHTETUESE

    Keshtu do te Kuptojme se sa vota marrin keto QELBESIRA

    1. Shiko, ne shqiptaret jemi nje rrace vertet e cuditshme, besoj duhet te radhitemi diku pas krijesave si Tyrannosaurus rex. Na pelqen te bejme sikur dime per cdo gje edhe kur skemi asnje lidhje apo formim me ate fushe.
      Te flasesh per Kodin zgjedhor (ndryshimet e tij) apo sistemet elektorale, se pari duhet te kesh dijeni ne fusha te tilla si jurisprudenca dhe ligji, madje edhe me tej, formim ne shkenca politike dhe ekonomike. Me gjithe deshiren time per te kritikuar Bashen per shume gjera, ne kete aspekt nuk kam as shume njohuri mbi mebyren dhe avantazhet qe paraqet per PD-ne sistemi elektoral aktual. Duhet te dime se partite jane formacione politike qe ne fund te fundit pavarsisht se definimi i tyre politiko-social eshte ne sherbim dhe ne te mire te publikut, ato kane si qellim ne analizen perfundimtare, fitoren. Sigurisht qe eshte e papranueshme qe te zgjedhesh njerzit me te mire ne lista dhe kete mos ta beje ne menyre eskluzive kryetari i partise por nje bord apo keshill qe vlereson meritat dhe vlerat e kandidatve. Gjithsesi, gjerat nuk jane kaq te thjeshta sa mund te duken ne pamje te pare, pasi kerkohet nje komponent shume i rendesishem, thelbesor qe te beje ndryshimin jo vetem per sistemin e elektoral, por tere veprimtarine politike, qytetaret. Te cilet ne nuk i kemi, sepse nuk mund te marre cilesine e qytetarit nje person qe shet voten e tij (dinitetin) per 20 apo 50 Euro, ai mund te kategorizohet si ato krijesat qe permenda ne fillim por jo si qytetar. Definimi i qyetarise do te thote te jesh nje njeri me nje sens mesatar vleresimi, kritike, gjykimi ndaj gjerave qe ndodhin ne nje shoqeri te caktuar, dhe referuar ketij gjykimi mban edhe nje qendrim kritik te caktuar. Ka ketu, ska! Sepse i prishet shtepia tjetrit ne menyre haptazi jo ligjore dhe cfare ben komshiu, hee se persa kohe ska ardhe tek mua jam ok etj etj. Apo “qytetare” qe kane 30 vite qe votojne nje parti dhe nuk ka “argumentim hynor” ti ndryshoje mendje. Pra nese ke nje shoqeri te civilizuar dhe te zhvilluar, si ajo qe duam te shkojme ku per cdo gje reagojne, gjerat ketu do ishin ndryshe.
      Mora spunto per te bere kete koment nga komenti i fundit qe thote se perse me kufizojne te drejten per te mos votuar askend. Ne fakt kjo e drejte ekziston dhe eshte ajo me e zeshmja, mjafton te beh nje kryq ne fleten e votimit apo edhe mospjesmarrja ne votime te cilan shprehin me se miri refuzimin per ofertat politike dhe kandidatet.

  10. Lulzimja qe ka vjedhur vota si ne pd ashtu edhe per kryetar bashkije i ndihmuar nga salihu e ristani,ky duhet te kerkoje falje per vjedhjen qe i ka bere votes,nuk mund te flasesh ti o lulzime

  11. Nuk jam i sigurt keta komentuesit e tjere e kuptojne apo jo ku eshte qellimi apo ku eshte halli i kesaj nisme.

    Listat e mbyllura jane puçi me i madh qe bene PS-PD kur PD ishte ne pushtet. Eshte arsyeja qe deputet eshte bere trafikanti, krimineli dhe njerezit me te korruptuar/qe vjedhin me shume, dhe ska shansin me te vogel qe te zgjidhet ndonje figure e respektuar, prsh profesor, doktor apo dicka tjeter.

    Nuk eshte puna a je komunist demokrat apo i pa parti. Qellimi eshte qe populli te zgjedhi perfaqesuesin, pra secila lagje deputetin e vet sic e kemi patur. Dhe jo te krijohen kulte njerezish(2-3 kokat e partive me te medha) e te mbushet parlamenti me sharlatane qe blejne apo vjedhin votat! Nese nuk e kuptoni kaq gje, cfaredo bindjesh te keni e meritoni llumin ne te cilin jemi!

  12. Konkurs.

    Gkeni emrat e deputeteve te perjetshem,

    Kane 30 vjet qe marrin rroge ne Borderone e parlamentit,

    Dhe JU kujtoni se zgjidhni.

    Nuk rrini dot pa Udheheqesit Legjendare.

  13. LEXOVA TANI TEK SYRI NJE ARTIKULL QE ISHTE TITULLUAR :

    ‘Listat e hapura shtojnë korrupsionin, shihni degradimin në Kosovë’

    ESHTE EDHE PER TE QESHUR POR ME SHUME PER TJA DHEN KUJES ME LAPERAT E PD=se . JA KJO ESHTE MENDESIA E BASHES . KY PASKA QENE PALAÇO E KALUAR PALAÇOS . OPOZITA ESHTE PAK PER TY . EKSPULSIONI NGA KY VEND DO ISHTE AJO ME E DUHURA . DO JA NIS KRISMEN O PALAÇO , ASNJE NUK KA PER TE VOTUAR EDHE PSE KY PALLOSHI I ANETES E KA QELBUR KOMPLET .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *