• |
ide | kryesore

Meghan dhe Harry heqin dorë nga titujt mbretërorë

Paparazzi, Slider



Duka dhe dukesha e Sussex-it njoftuan të mërkurën në mbrëmje se do të tërhiqen nga detyrat mbretërore për të vazhduar një jetë të pavarur financiarisht dhe njerëzit janë të paqartë. Vendimi i papritur ngriti shumë pikëpyetje, duke përfshirë: Ku do të jetojnë dhe me çfarë parash do të jetojnë? A do të transferohet Harry dhe Meghan në Kanada? Nëse po, ku? A do ta mbajnë Frogmore Cottage në Windsor Castle, e cila u rinovua me një fond prej 3 milionë dollarë të financuara nga taksapaguesit britanikë?

Siç është përfolur prej shumë muajsh, çifti dëshironte të kishte “hapësirën” e vet larg tabloidëve britanikë, të cilët duket se janë “argëtuar” mjaftueshëm duke u marrë me figurën e Meghan Markle. Por hapësira gjithashtu nënkupton largimin nga të gjitha privilegjet e të qenurit princ. Dëshira për të qenë të pavarur financiarisht duket e domosdoshme për çifitin, por mbetet ende e paqartë si do të jetojnë tani që nuk i gëzojnë më detyrat dhe përfitimet financiare të mbretërisë.

Që prej momentit që Harry vendosi të hiqte dorë prej mbretërisë, thuhet të ketë humbur 10.5 milionë dollarë, të cilat i merrte në vit nga Sovereign Grant, që i ndan të ardhurat mes Harry-t dhe William-it. Ky grant financohet nga taksapaguesit.

Daily Mail raporton se ata do të jenë përgjegjës për mbulimin e kostove të stafit, që përfshin një sekretar privat dhe dadon e vogëlushit Archie. Kostoja totale është 1.3 milion dollarë në vit. Por, sepse gjithnjë ka një por, Harry dhe Meghan vështirë se do të jenë të varfër.

Harry ka një pasuri prej 40 milionë dollarë, në të cilën 26 milionë i ka prej trashëgimisë së nënës së tij të ndjerë, princeshës Diana. Ndërkohë Meghan Markle ka një pasuri prej 5 milionë dollarësh, nga $50,000 për episod që fitoi gjatë “Suits”.

Një tjetër burim i të ardhurave të princit janë paratë shtesë vjetore që vijnë nga pasuria e princit Charles. Paratë kapin shifrën e $1.5 miliardë. Një tjetër pasuri e vlefshme është Frogmore Cottage. Vila historike është dhuratë nga mbretëresha.

Sigurisht që nëse Harry dhe Meghan blejnë një tjetër shtëpi përtej Atlantikut, do të ketë kosto shtesë, të cilën princi mund ta përballojë lehtësisht për aq kohë sa gëzon pasuri të patundshme dhe të ardhura prej 1.5 miliardë dollarë nga i ati.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *