• |
ide | kryesore

Merkato, Teuta prezanton Kulibali: çmenduri dimri vetëm në Shkodër e Vlorë

Sport



Kërciku tek Partizani, Imami drejt Skënderbeut, Koulibaly mbërrin tek Teuta: transferime lojtarësh, që natyrisht nuk mund të mungonin në merkaton e janarit, që deri tani vërtetë nuk ka bërë boom, por ka treguar një ndryshim kursi, që në fakt duhet përgëzuar. Të mësuar me klube që bënin revolucion në merkaton e dimrit duke larguar një mori lojtarësh, e duke ndërtuar skuadrat nga e para, në tentativë për të kthyer fatin e sezonit, këtë herë askush nga skuadrat në lojë për objektiva të rëndësishëm nuk ka bërë cmendurira.

Kukësi, një prej më të famshëmve të këtij lloji, ka konfirmuar 23 aktuale, Partizani mjaftohet me një mbrojtës e mendon për një sulmues, Tirana kërkon një qendërmbrojtës të nivelit, të cilit i ka bërë ofertën dhe prêt përgjigjen pa u ngutur, në kohën kur largimi i Kërcikut nuk i krijon vakuum. Laci godet me Rrapon dhe ruan grupin, Bylis piketon tre lojtarë, Skënderbeu vërtitet po aty, ndërsa Teuta ka ndërhyrë deri tani vetëm në pikën më delicate të gjysmës së parë të sezonit, një sulmues.

Gjithësesi, për atë që afron tregu në dritaren e dimrit, me lojtarë që janë pa kontratë, ose që janë lënë të lirë për shkak të mungesës së impaktit në ish-klubet e tyre, është e kuptueshme limiti i lëvizjeve dhe kosto të ulët. Të vetmit që bëjnë diferencën në këtë raport merkato janë Vllaznia e Flamurtari që kanë paralajmëruar të parët gjashtë lëvizje e vlonjtatët edhe më keq 9. Por nëse ata që rrezikojnë të prishin balancat janë shkodranët, për vlonjatët më keq se kaq nuk mund të shkojë …



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *