• |
ide | kryesore

Ministri i Jashtëm vizitë në Beograd: Palestina mbështet Serbinë për çështjen e Kosovës

Lajme, Të fundit



Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka takuar në Beograd shefin e diplomacisë së autoritetit palestinez, Riyad al-Maliki, i cili po qëndron për vizitë në Serbi.

Sipas një njoftimi të ministrisë së Jashtme të Serbisë, Daçiç ka shprehur mirënjohje për mbështetjen që palestinezët i kanë dhënë Serbisë në organizatat ndërkombëtare, duke mos votuar për anëtarësimin e Kosovës.

“Ne i jemi mirënjohës Palestinës për mbështetjen parimore në lidhje me Kosovën, dhe kjo mbështetje është me rëndësi të madhe sepse Palestina është shumë e vlerësuar, jo vetëm në botën myslimane, por edhe në vendet e tjera”, ka thënë kryediplomati serb.

Në njoftim thuhet se shefi i diplomacisë palestineze, Riyad Al Maliki, ka shfaqur mbështetje për qëndrimin e Serbisë ndaj Kosovës, duke thënë se ata (palestinezët) nuk mund të pranojnë asnjë pozicion që nuk është në përputhje me qëndrimin e Serbisë ndaj Kosovës.

Daçiç dhe Al Maliki nënshkruan edhe disa marrëveshje bashkëpunimi.

Daçiç, ka kujtuar se ish-Jugosllavia ishte ndër të parat “që njohu shtetin palestinez”, madje edhe para disa vendeve arabe.

Më 2012, palestinezët kanë arritur të fitojnë statusin e “shtetit vëzhgues jo-anëtar” në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara e patën kundërshtuar rezolutën.

Palestinezët duan shtet të pavarur në Bregun Perëndimor dhe Gaza, me kryeqytet Jerusalemin Lindor. Izraeli kundërshton./REL/



11 Comments

  1. Shqipot vdesin per te vrare. Po pse as vet se din. Palestina te udhehiqej nga te duhurit nuk do ishte ketu ku eshte.

  2. Per vete palestinezet duan pavaresi nga Izraeli ndersa per shqiptaret duan qe te jene koloni e serbeve. Ose shkrimi ja fut kot ose ky palestinezi nuk eshte mire nga shendeti mendor

  3. Ky palestinezi me sa lehte kuptohet e do palestinen sa rama e thaci respektivisht vendet e tyre dhe shqiptaret e tyre. Pra m…. gjithandej. Kjo nuk ndryshon asgje. Cifuti nje kellire eshte e tera. Me shoqe plot.

  4. Më ka rënë rasti të punoj me palestinezë dhe mund të them që janë rracë e çuditëshme, ndoshta i ka bërë lufta për mbijetesë po mua më janë dukur gjithmonë si ata tipat që nuk mund tju kthesh shpinën se të rrasin thikën. Shiko çfarë bëjnë, shkojnë te Serbët, te ata që urrejnë e kanë vrarë njerëz vetëm se ishin të një feje tjetër (sidomos myslimanë) edhe pse ishin të një rrace sllave si ata. Të paktën mbaj qëndrim neutral, po jo do mban anën e pushtuesit dhe kundërshton atë që kërkon të rrijë i pavarur ndërkohë që vetë pretendon se je i pushtuar. Ç’rracë muti me pak fjalë!

  5. Rusia dhe Irani jane perkrahes te palestines, dhe si rrjedhim edhe serbia! Eshte ceshtje politike..Dhe te mendosh qe ne kemi qe ne kohen e Merhumit qe trajme trapin me Luftetaret Palestineze dhe Sionistet Izraelite..Vari lesht

  6. Per gjithe ju sorrat e Meros (shkoni ke tema o ju q grate): 5 shtete te BE-se nuk e njohin Kosoven, kshu qe mos hani m kot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *