• |
ide | kryesore

Oscars 2020, sërish pa prezantues

Paparazzi, Slider



Ashtu si vitin e kaluar, edhe këtë vit ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscars do të zhvillohet pa një prezantues/e.

Karey Burke, presidente e rrjetit televiziv ABC, që transmeton Oscars, sipas CNN, u shpreh në një deklaratë se është marrë vendimi për të përsëritur “atë që funksionoi vitin e kaluar”.

Ceremonia e 2019-s ishte e para që zhvillohej pa një prezantues, që prej vitit 1989. Pavarësisht polemikave dhe dyshimit se eventi prestigjioz mund të dështonte si pasojë e mungesës së prezantuesit/es, ceremonia u vlerësua si një eksperiment i suksesshëm. Sipas të dhënave, audienca u rrit me 12% nga ajo e vitit 2018, që shënoi audiencën më të ulët në historinë e çmimeve Oscars. Kevin Hart ishte i përzgjedhuri i Akademisë vitin e kaluar, por aktori hoqi dorë nga prezantimi pasi u pretendua se iu kërkua që të kërkonte falje publikisht në lidhje me deklaratat fyese ndaj komunitetit LGBT+, aty rreth viteve 2009-2010. I ftuar tek Ellen DeGeneres, Hart theksoi se arsyeja e vetme pse nuk kërkoi falje ishte sepse nuk donte t’i hidhte më benzinë zjarrit. Sipas tij, media abuzoi duke shkruar se “Kevin Hart refuzon t’i kërkojë falje komunitetit LGBTQ+” duke lënë pa përmendur fjalën “sërish”. Edhe pse Ellen u shpreh se kishte folur personalisht me organizatorët dhe ata ishin pro rikthimit të aktorit në rolin e prezantuesit, Kevin Hart nuk u rikthye.

Siç e thamë më sipër, ceremonia e vitit të shkuar ishte e para që organizohej pa prezantues, që prej asaj të vitit 1989.

Në vitin 1989, producenti Allan Car dhe regjisori Jeff Margolis zëvendësuan monologun hapës me një numër muzikor 11 minutësh që përfshiu një duet midis aktorit Rob Lowe dhe Eileen Bowman, i veshur si Borëbardha. Shfaqja u prit tmerrësisht keq nga kritikët.

Megjithatë mungesa e prezantuesit rezultoi e suksesshme për ceremoninë e 2019-s. Oscars do të transmetohen në ABC më 9 shkurt (10 shkurt, ora 12:30 pas mesnatës me orën tonë lokale).



1 Comment

  1. Me Kevin Hart do kishte qene spektakel, por keto legenat germuan cfare ka thene para 10 vitesh qe nuk do t’i bej femijet gay.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *