• |
ide | kryesore

Ramën e pyesin në Vjenë për ligjin që kufizon mediat online: E dakordësuam me OSBE-në

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së sotme në Vjenë për marrjen e kryesimin të OSBE-së, u pyet ndër të tjera edhe për ligjin që cënon mediat online, ligj i miratuar në Kuvend në seancën e fundit të Kuvendit për vitin 2019.

Gazetari i Agjensisë Spanjolle të Lajmeve (EFE) iu drejtua kryeministrit të Shqipërisë:

“Në dhjetor parlamenti shqiptar miratoi një ligj kontraversial të medias që është kritikuar deri diku nga OSBE, nga përfaqësuesi i lirisë së Shtypit. Ju keni folur edhe me përfaqësuesit e OSBE-së, këtu në Vjenë. Desha të dija se cila është eksperienca deri më tani?”

Përgjigjja e Ramës

“Informacioni nuk është i përditësuar sepse OSBE nuk e ka kritikuar ligjin. Ne kemi punuar me OSBE-në në mënyrë që të sigurohemi, të sqarojmë paqartësitë e vogla. Ju i referoheni një kritike gjatë kohës që bëhen diskutime. Ligji në parlament ka mbështetjen e OSBE-së. Një ligj në përputhje me standardet e OSBE-së, për të gjetur zgjidhje me ato që ne po përjetojmë në median online dhe është pjesë e prioriteti tonë të heqim gjuhën e urrejtjes.”



6 Comments

  1. Baba Pilon, a e njohin ata imperialistet e OSBE-se?
    E dine ata qe Baba Pilo i kishte ne grikën e topit, mo??

  2. Per simpatizantet e socializmit ( qoft keta edhe demokratet shqiptar ), ne fjalet e andi bejtja —> shkoni shifni netflix qe te hapni mendjen……looooool qj c’nivel po mbizoteron si model reference per openmindness. Prandaj e hajme ne te tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *