• |
ide | kryesore

Tha se Hervin Çuli kishte mar peng teatrin, Adelina Muça i kundërpërgjigjet Olta Gixharit

F1, Paparazzi



Pak ditë më parë Olta Gixhari u shpreh në emisionin “Siluetë” se e vetmja aktore që ka marrë role në Teatër, që kur është vënë drejtor Hervin Çuli, është gruaja e tij, Adelina Muça.

“Unë po them një bombë tani që s’e kam thënë kurrë por unë mendoj se Art Turbina dhe Teatri Kombëtar nuk ka për të bërë hajër derisa të ndërrohet drejtori i Teatrit Kombëtar që është Hervin Çuli. Nuk ka për të bërë hajër! Qëkur ka ardh ai njeri në Teatër, politikat në teatër kanë ndryshuar, shfaqjet janë dobësuar, premiera s’ka, luan vetëm gruaja e vet në atë teatër, vetëm gruaja e vet. Dhe unë nuk e kuptoj se si askush nuk e shikon këtë nepotizëm të hapur. Në teatrin Kombëtar qëkur është vënë ai drejtor, nuk ka bërë asnjë mbledhje. Unë nuk e di se kush janë kolegët e mi‘, u shpreh Gixhari.

E ftuar në emisionin e mëngjesit, “Ditë e Re”, bashkëshortja e Hervin Çulit iu kundërpërgjigj Oltës duke thënë se ka qenë bashkëshorti i saj që e ka futur në punë Oltën.

“Më thanë ça ka thënë Olta. Më ka prekur fakti që më ka prekur fëmijën. Nuk ka pse më prek vajzën. Hervin Çuli ka qënë njeriu që e ka futur në punë Olta Gixharin. Nuk është problemi im që unë jam aktore dhe do punoj. Akuzat janë për shkak se do të mbroj veten”, ka deklaruar Adelina Muça.

Nuk e dimë se sa i shërben çështjes së nepotizmit kjo përgjigje e aktores Adelina Muça, pasi nuk qëndron fare si argument dhe as nuk iu përgjigj një sërë problematikave që u shtruan nga Gixhari. Me të drejtë kjo e fundit do të dijë se cilët janë kolegët e saj, pse ka kaq pak premiera apo pse nuk është bërë asnjëherë mbledhje në TK?

Më tej aktorja Adelina Muça shtoi se për shkak të pozicionit të bashkëshortit të saj, i janë hequr disa role, gjë që sërish do më tepër sqarim. Kush ia ka hequr rolet dhe a duhet të funksionojë kështu një teatër?
“Mua më hiqen rolet nga Teatri Kombëtar. Dhe për mua kjo nuk është e drejtë. Më hiqen rolet vetëm se kam bashkëshortin drejtor. Njerëz si Olta ka plot. Kontrata duhet respektuar. Duhet të vish në punë. Duhet të besh edhe role të vogla”, ka përfunduar Adelina Muça.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *