• |
ide | kryesore

Video/ Barcelona jashtë Superkupës me Var: në finale është derbi madrilen

F1, Sport, Video



Ka ndodhur gjithcka në mbrëmjen e sotme në Jeddah të Arabisë Saudite, në gjysëmfinalen e dytë të Superkupës së Spanjës, që ka parë Atletico Madrid ta nxjerrë jashtë kompeticionit Barcelonën, në një ndeshje me shumë polemika: gola të anulluar, kartonë, ndërhyrje e shpeshtë e VAR, polemika – kishte gjithçka në 90 minutat që panë skuadrën e Diego Simeone të kalojë 3-2 katalanasit me përmbysjen finale në 10 minutat e fundit.

Pas një pjese të parë studiuese nga të dyja skuadrat, Colchoneros kaluan në avantazh me golin e Koke në minutën e 46’. Pikërisht goli i zhbllokimit e bëri sfidën më spektakolare dhe blaugrana u thirrën në cështje të tregonin vlerat gjë që e bënë me Lionel Messi (51’) dhe Antoine Griezmann (62’). Katalanasit mund ta kishin marrë kualifikimin në momentin e dytë të artë, por u ndalën nga VAR, që ndaloi festimin e dy golave: Lionel Messi për prekje me dorë dhe një tjetër të shënuar nga Gerard Pique për pozicion të dyshimtë jashtë loje, për të cilën do të diskutohet gjatë.

Ndoshta pika që i dha moral Atletico që në minutën e 81 barazoi me penalltinë e shndërruar në gol nga Morata, ndërsa vendosi kualifikimin në finale Angel Correa në minutën e 86, duke bërë që finalja e Superkupës të jetë një cështje kryeqytetase.

https://www.youtube.com/watch?v=7iMlnoqBVFw



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *