• |
ide | kryesore

“I theu surratin me top”, Emre Can mban premtimin e bërë tifozes

Sport



Premtim i mbajtur nga Emre Can. Mesfushori gjerman i ka dërguar një fanellë të Juventus me autograf vajzës që kishte goditur me top në fytyrë gjatë nxemjes para ndeshjes së kampionatit kundër Sassuolo. Futbollisti bardhezi i kishte kërkuar ndjesë vajzës në Twitter, menjëherë sapo e mësoi incidentin, duke i premtuar një fanellë të Juventus si mënyrë për ta falur. E një muaj më pas, nga episodi i ndodhur në Torino, Emre Can e ka mbajtur fjalën e dhënë, duke e gëzuar pafund tifozen.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *