• |
ide | kryesore

Inter i bën presion Barcelonës me Eriksen e Kessie

Sport



Ashley Young për krahun, Giroud për sulmin. Mbi këtë fakt, se janë dy lojtarët e Manchester United e Chelsea objektivat e Marotta për të përmirësuar dy repartet në fjalë, nuk ka dyshime. Drejtuesi i Inter ka arritur me të dy akordin kontraktual (18 muaj për të parin, dy vjet e gjysëm për të dytin), mungon vetëm ajo me klubet respective që kërkojnë një dëmshpërblim të konsiderueshëm për prishjen e kontratës. Në të dy rastet, lojtarët janë në skadencë në qershor. Idea është për ta mbyllur sa më shpejt, ndoshta brenda javës së ardhshme.

Për mesfushën diskutimi është ndryshe: në majën e listës së dëshirave të Conte është gjithnjë Vidal. Fakti që Marotta ka folur sërisht për vështirësitë për të arritur tek kileni, justifikojnë plotësisht interesimin e treguar nga zikaltërit për Kessie, në tratativën me Milan për Politano. Jo vetëm një tentativë për të qenë të mbrojtur, por edhe një ndryshim strategjie, sepse nga Barcellona vazhdojnë të vijnë sinjale negative. Në këtë pikë, përshpejtimi për Kessie do të shoqërohej nga ajo për Eriksen, jo më në verë, por që tani në janar.

Menaxheri i danezit pritet në Itali pikërisht për të dëgjuar propozimin e Inter. Tottenham kërkon 20 milionë, por mund ta konsiderojë të pranueshme edhe një futje në negociata të Vecino (për Inter kjo do të ishte një plusvalencë e rëndësishme). Gjithcka është e mundur në këtë fazë të merkatos.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *