• |
ide | kryesore

“Isha i dehur, dyshoja se më tradhtonte vëllanë”, flet 34-vjeçari që vrau kunatën në Paskuqan

Arkiva, Lajme, Të fundit



Erdet Çapoku, 34-vjeçari i arrestuar për vrasjen e kunatës së tij ka deklaruar pa hetuarve se ka qenë i dehur kur ka shkuar tek banesa e saj e më pas e ka vrarë. Mësohet se Çapoku ka pranuar kryerjen e krimit, pasi dyshonte se kunata i tradhtonte vëllanë.

“Kam qenë i alkoolizuar kur shkova tek kunata. Kemi pasur konflikte familjare. Dyshoja se kunata më tradhtonte vëllain“, ka qenë kjo një pjesë e dëshmisë së tij para prokurorëve.

Raportohet se edhe në momentin e arrestimit në Laprakë, 34-vjeçari ka qenë i alkoolizuar. Enkeleda Çapoku u vra gjatë orëve të para të ditës së sotme nga kunati i saj në dhomën ku flinte me vajzën dhe nënën. Ai ka hyrë me dhunë në shtëpinë ku banonte Enkeleda me një shkop dhe një thikë me vete.

Pasi ka hyrë në banesë, autori ka thyer edhe derën e dhomës ku flinin Enkeleda, nëna dhe vajza e Enkeldës dhe është konfliktuar me këtë të fundit. Nëna është futur në mes por nuk ja ka dalë dot të parandalojë ngjarjen e rëndë. Enkeleda ishte pajisur me urdhër mbrojtje pasi kishte pasur konflikte me kunatin edhe herë të tjera. Ajo kishte të shoqin në byrg, Eltonin, i cili i kishte lënë porosi të vëllait (autorit) t’i ruante gruan dhe ky besohet të ketë qenë shkaku i konflikteve.



7 Comments

  1. O kafshe e eger , pronen e fisit e kishe ti ate grua qe ti kontrrolloje jeten , o ndyrsire qe rron dhe nuk e di pse .

  2. Fuckin animals!

    80% fshat, cfare do presesh! Duhen nja 200 vjet, te vije civilizimi kendej nga Arnautistani. Po erdhi, kuptohet.

    1. Vk te gjithe ketu, ia vini fajin tokes dhe gjakut. Po pse o morra pa fytyre, s ka ne amerike e ne europe te bardhe qe vrasin 1 milion here me keq se sa ky. Rrofte morristani qe ju ka mbire ne koke, njerez pa identitet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *